LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të ‘Wagner’ në panik – i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë

Lufta në Ukrainë, shefi i mercenarëve të ‘Wagner’ në panik – i shkruan ministrit të Mbrojtjes të Rusisë

Shefi i mercenarëve rusë të Wagner, Yevgeny Prigozhin i ka thënë ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu se ushtria ukrainase po planifikonte një ofensivë së shpejti.

Këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ia ka thënë ministrit rus përmes një letre të botuar të hënën në të cilën thuhet se ushtria ukrainase po planifikonte një ofensivë të afërt që synonte të “shkëpuste forcat e tij Wagner nga trupi kryesor i trupave ruse në Ukrainën lindore”.


Në letrën e publikuar nga shërbimi i tij për shtyp, Prigozhin tha se “sulmi në shkallë të gjerë” ishte planifikuar për në fund të marsit ose fillimin e prillit.

A po bëhet Bakhmuti "një varr që Kremlini po e hap për mercenarët e Wagnerit"?
Lexo po ashtu A po bëhet Bakhmuti "një varr që Kremlini po e hap për mercenarët e Wagnerit"?

“Unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar shkëputjen e kompanisë ushtarake private Wagner nga forcat kryesore të ushtrisë ruse, gjë që do të çojë në pasoja negative për operacionin ushtarak special”, citohet të ketë thënë ai, duke përdorur termin që përdor Moska për luftën e saj në Ukrainë.

Kjo thuhet të jetë hera e parë që Prigozhin publikonte një korrespondencë të tillë me ministrin e mbrojtjes, të cilin e ka kritikuar shpesh për zhvillimin e luftës.

Lëvizja e pazakontë dukej se kishte edhe qëllimin që të fajësohej Shoigun, e jo Prigozhin, nëse manovra e supozuar ukrainase rezulton e suksesshme.

Ai tha se forcat Wagner aktualisht kontrollojnë 70% të qytetit ukrainas të Bakhmut, të cilin ata janë përpjekur ta pushtojnë që nga vera e kaluar në betejën më të gjatë dhe më të përgjakshme të luftës.

Në komente të veçanta të publikuara nga një kanal rajonal lajmesh në Telegram, Prigozhin tha se kishte një “probabilitet të lartë” që qyteti jugor rus i Belgorod do të ishte një nga objektivat e ofensivës së ardhshme ukrainase.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij se Ukraina mund të nisë një sulm në shkallë të plotë në një qytet rus.

Ndryshe, themeluesi dhe udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, është cilësuar si dikush që mund të paraqesë një sfidë politike për presidentin rus Vladimir Putin.

Dikur një aleat kyç i fushëbetejës, ditët e fundit Prigozhin është ankuar publikisht për humbjen e linjës së tij të drejtpërdrejtë me Kremlinin.

Prigozhin madje është ankuar publikisht për trajtimin e tij nga “duart e ministrisë ruse të mbrojtjes” (MM).

Ai ka akuzuar ministrinë për bllokimin e dërgesave të municioneve që u nevojiten luftëtarëve të tij për të marrë Bakhmutin – dhe madje i bëri thirrje publikut që të bëjë presion ndaj ushtrisë për të rritur furnizimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori