Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahmut në 24 orët e fundit, tha Kievi më 20 mars.
Beteja për këtë qytet të shkatërruar ukrainas, që gjendet në rajonin lindor të Donjeckut po vazhdon, teksa ministrat e Bashkimit Evropian më 20 mars po përgatiten të diskutojnë për një plan prej 2 miliardë eurosh për furnizimin me municion, që Ukraina ka shumë nevojë.
Forcat ruse kanë kryer 69 sulme në ditën paraprake në Bahmut dhe në vendbanimet afër, në Avdijivka, Liman, Marjinka dhe Shahtarsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i forcave ukrainase.
Sipas ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë vendbanimet civile në rajonet e Donjeckut dhe Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe duke dëmtuar infrastrukturën.
Në pjesët e pushtuara nga Moska në rajonin jugor të Hersonit, ushtarët rusë që gjenden në pika të kontrollit po detyrojnë civilët që të pajisen me pasaporta ruse, duke i kërcënuar ata me dhunë dhe burgim, u tha në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Pjesët perëndimore të Hersonit, përfshirë qytetin e Hersonit, u çliruan nga forcat ukrainase nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq rusët u tërhoqën në anën tjetër të lumit Dnjepër.
Në Bruksel, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes së BE-së mblidhen më 20 mars për të diskutuar planet për t’i ofruar municion Ukrainës në vlerë prej 2 miliardë eurosh në bazë të planit që përfshin blerjen e përbashkët të municionit nga blloku evropian.
“Koha është e rëndësishme, ne duhet të dërgojmë më shumë municion artilerie dhe ne duhet ta bëjmë këtë me shpejtësi”, ka paralajmëruar shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pritet t’i adresohet këtij takimi përmes video-lidhjes nga Kievi.
Ai pritet t’i informojë homologët e tij evropianë lidhur me situatën aktuale në fushëbetejë.
Kievi ka thënë se i dihen 350.000 predha çdo muaj për t’i bërë ballë ofensivës së Rusisë në lindje dhe të jetë në gjendje që të kryejë një kundërofensivë gjatë pranverës.
Shtetet anëtare të BE-së, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, i kanë dhënë Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 13 miliardë dollarësh.
Ministrat e Jashtëm të bllokut po ashtu pritet të flasin për përgjegjësinë e Moskës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas për në Rusi, por edhe për masat për të lehtësuar eksportet ukrainase.
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më 17 mars lëshoi urdhërarrest për presidentin rus, Vladimir Putin, lidhur me rolin e tij në transferimin me forcë të fëmijëve ukrainas në Rusi.
Gjykata po ashtu lëshoi urdhërarrest ndaj Maria Lvova-Belova, që është komisionare e Rusisë për të drejtat e fëmijëve. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Mbi 20,000 fëmijë janë të varrosur, të bllokuar, të ndaluar dhe të humbur, mes luftës në Gaza – thuhet në një raport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-107-380x233.jpg)
Mbi 20,000 fëmijë janë të varrosur, të bllokuar, të ndaluar dhe të humbur, mes luftës në Gaza – thuhet në një raport
![Julian Assange lirohet nga burgu, pas marrëveshjes së arritur me Departamentin amerikan të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_10-11-380x233.jpg)
Julian Assange lirohet nga burgu, pas marrëveshjes së arritur me Departamentin amerikan të drejtësisë
![Ky rajon italian do t’ju paguajë 30 mijë euro për t’u zhvendosur atje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_7-31-380x233.png)
Ky rajon italian do t’ju paguajë 30 mijë euro për t’u zhvendosur atje
![Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-149-380x233.jpg)
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
![Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/budanov-380x233.jpg)
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë
![Ishin futur në strehimore me shpresën se do të shpëtojnë, militantët e Hamasit hedhin granata dore në bunkerin ku ishin dhjetëra civilë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-147-380x233.jpg)
Ishin futur në strehimore me shpresën se do të shpëtojnë, militantët e Hamasit hedhin granata dore në bunkerin ku ishin dhjetëra civilë
![Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/himars-380x233.jpg)
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat e veçanta amerikane mbi trupat ruse, lansohen nga HIMARS-i
![Deshi të hidhet me parashutë, qëndroi mbi balonën me ajër të nxehtë – braziliani bie dhe përfundon në koshin e balonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-153-380x233.jpg)
Deshi të hidhet me parashutë, qëndroi mbi balonën me ajër të nxehtë – braziliani bie dhe përfundon në koshin e balonës
![Shefi i OKB-së: Izraeli po përhap dezinformata për mua](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-155-380x233.jpg)
Shefi i OKB-së: Izraeli po përhap dezinformata për mua
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-149-380x233.jpg)
Po shoqëronte kryeministrin hungarez drejt aeroportit të Shtutgartit pas ndeshjes në Euro 2024, humb jetën një polic gjerman
![Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/albania-380x233.png)
Tifozi shqiptar humbi rrugën mes spanjollëve, shikoni se si përfundoi
![Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-beqiri-380x233.jpg)
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti
![Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/broja-380x233.png)
Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja
![Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-24-230503-380x233.jpg)
Notat e lojtarëve, Shqipëri 0-1 Spanjë
![Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/budanov-380x233.jpg)
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë