LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha etnitetet pjesë e Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut

Të gjitha etnitetet pjesë e Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut

Popuj shteteformues të Maqedonisë Veriut do të jenë thuajse të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në këtë shtet, në rast se ndryshohet Kushtetuta në pjesën e preambulës, apo amendamenti katër i saj.

Kushtetuta duhet të ndryshohet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues.

Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve, të korrikut të vitit 2022, e cila bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.


Me arritjen e kësaj marrëveshjeje, Sofja hoqi veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, të cilën e kishte vendosur në nëntor të vitit 2020.

Por, zyrtarët maqedonas kanë thënë se Kushtetuta nuk do të ndryshohet vetëm për pakicën bullgare, por edhe për etnitete tjera që duan të jenë pjesë konstitutive e këtij shteti.

“Ne, për momentin, flasin për përfshirjen në preambulë të bullgarëve, por pjesë e saj do të jenë edhe kroatët e malazezët. Ndërkohë, dëshirën për përfshirjen në Kushtetutë e kanë shprehur edhe hebrenjtë që jetojnë këtu. Ndërsa, kërkesën veçse e kanë dorëzuar edhe përfaqësuesit e komunitetit egjiptian”.

“Këtë mund ta bëjnë të gjithë ata që mendojnë se i përkasin një bashkësie tjetër etnike dhe [duan] të përfshihen në Kushtetutë. Ne jemi shoqëri multikulturore, multikonfesionale dhe si e tillë njihemi edhe në Evropë. Përfshirja e të gjitha bashkësive etnike në Kushtetutë nuk duhet të paraqesë asnjë problem”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Kërkesën që të jenë pjesë e preambulës së Kushtetutës maqedonase e kanë paralajmëruar edhe torbëshët, që flasin maqedonisht, ndërsa janë të besimit islam.

Në Kushtetutën aktuale pjesë e preambulës janë, maqedonasit si dhe shqiptarët, turqit, vllahët, serbët, romët dhe boshnjakët.

Njohësit e çështjeve politike thonë se paralajmërimi i kryeministrit Kovaçevski se ndryshimi i Kushtetutës do të bëhet për përfshirjen, jo vetëm të bullgarëve, por edhe të bashkësive tjera etnike, ka për qëllim relativizmin e këtij procesi, konkretisht të përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë.

Obligimi që bullgarët të jetë pjesë e preambulës, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin maqedonas, në veçanti të opozitës që drejtohet nga VMRO-DPMNE, e cila kundërshton këtë me arsyetimin se “bullgarët do të vazhdojnë me kushtëzime tjera edhe sikur të bëhen pjesë e Kushtetutës”.

“Me këtë pako të ndryshimeve kushtetuese ku përveç bullgarëve do të përfshihen edhe bashkësi tjera etnike që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, tentohet që të relativizohet në një formë se ndryshimi i Kushtetutës vjen me nismë apo kërkesë të Bullgarisë. Pra, me këtë tentohet të tregohet se ky ndryshim vjen me nismë nga brenda për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por edhe të bashkësive tjera etnike, vendet amë të të cilave nuk kanë ndonjë kontest apo nuk kanë kërkuar përfshirjen e tyre në Kushtetutë”, thotë Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike.

Në Kushtetutë si shqiptarë

Ai konsideron se ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në të, është një çështje e ndjeshme për maqedonasit për shkak të kontestimit të gjuhës dhe identitetit maqedonas nga bullgarët. Prandaj, paralajmërimin e Qeverisë për përfshirjen edhe të bashkësive tjera në Kushtetutë, Neziri e sheh si një manovrim për lehtësimin e këtij procesi.

“Nëse marrim parasysh qëndrimet e Bullgarisë lidhur me gjuhën maqedonase, historinë e popullit maqedonas, atëherë mund të konstatohet se këto janë çështje identitare dhe, si të tilla, janë të ndjeshme. Andaj, ndryshimi i Kushtetutës për më shumë bashkësi etnike, do të ishte më lehtësues edhe për opinionin e brendshëm sesa ndryshimet kushtetuese vetëm për përfshirën e bullgarëve në aktin më të lartë juridik të vendit”, vlerëson Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet pasi Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Bashkimin Evropian.

Risto Nikovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare i quan “mashtrime” paralajmërimet e Qeverisë pasi, sipas tij, me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë do të fillojë “asimilimi dhe bullgarizimi i maqedonasve”.

“Paralajmërimi se edhe bashkësi tjera etnike do të përfshihen në Kushtetutë është vetëm një mashtrim se gjoja është një proces normal dhe natyral dhe kështu duhet të jetë. Përkundrazi, së pari duhet të pyetemi pse bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutë edhe atë përmes kërcënimeve, shantazheve, bllokadave e presioneve tjera?!”.

“Ne të gjithë këtë e dimë dhe nuk mund të gënjehemi. Këtë nuk e kërkojnë bullgarët që jetojnë në vendin tonë, por kjo bëhet për shkak të presioneve nga jashtë që kanë për qëllim bullgarizimin e Maqedonisë së Veriut”, thotë Nisovski.

Sipas tij, me përfshirjen në Kushtetutë nuk do të përfundonin kërkesat e bullgarëve:

“Një ditë Bullgaria do të kërkojë shkolla bullgare, gjykata bullgare, do të kërkojë prokurorë bullgarë dhe pastaj edhe vende të garantuara për bullgarët në Parlamentin e Maqedonisë[së Veriut]. Kjo nuk duhet të ndodhë. Kushtetuta nuk duhet të ndryshohet. Nuk kam asgjë kundër bashkësive tjera etnike, por bullgarët nuk duhet të përfshihen pasi paraqesin kërcënim serioz për qenien tonë si komb maqedonas”.

Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa ka janë gjithsej. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 74 vota, që do të thotë se pa votat e opozitës ato ndryshime nuk mund të bëhen.

Procedura për këtë pritet të fillojë së shpejti bazuar në paralajmërimet e Qeverisë, fillimisht nga ekspertët, të cilët duhet të përpilojnë ndryshimet dhe më pas të nisë debati në Kuvend. /REL

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori