Banka më e madhe zvicerane UBS raportohet se është në bisedime intensive për të blerë plotësisht, apo pjesërisht, bankën rivale Credit Suisse, e cila së fundi po përballet me telashe financiare.
Vlera e aksioneve të Credit Suisse ka rënë ndjeshëm ditëve të fundit, pasi është thënë të jetë gjetur “deficit” në raportet financiare.
Një injeksion financiar urgjent prej 54 miliardë dollarëve nga Banka Kombëtare Zvicerane nuk duket se ka zgjidhur problemin. Rregullatorët janë duke tentuar të ndërmjetësojnë një marrëveshje, para se tregjet e aksioneve të rihapen sërish të hënën.
Ka shqetësime se aksioneve të Credit Suisse mund t’iu bjerë edhe më shumë vlera. Kjo situatë ka shtuar brengat për krizë më të madhe financiare. Qeveria zvicerane e ka mbajtur të shtunën një takim urgjent, mirëpo nuk është bërë e ditur se çfarë është diskutuar aty.
UBS besohet t’i ketë kërkuar Qeverisë zvicerane që ta ndihmojë me 6 miliardë dollarë, nëse vendosë të blejë bankën Credit Suisse. Secila marrëveshje e ngjashme mund të rezultojë me humbje të shumë vendeve të punës.
Ky problem koincidon me falimentimin e dy bankave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Silicon Valley Bank dhe Signature Bank – duke rritur shqetësimet për gjendjen e sistemit bankar.
Credit Suiise njihet si bankë globale e investimeve dhe menaxhon asetet e klientëve shumë të pasur. Ajo është një prej 30 bankave në botë që konsiderohen tejet të mëdha për të dështuar, sepse janë të një rëndësie të madhe për sistemin bankar ndërkombëtar.
Në fund të vitit të kaluar Credit Suisse ka pasur një staf prej 50,480 punëtorësh, përfshirë 16,700 në Zvicër. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje