LAJMI I FUNDIT:

“Barça më donte, por ëndrra ime më e madhe është të luaj për Real Madridin” – talenti i Salzburgut që po emocionin të gjithë me lojën e tij

“Barça më donte, por ëndrra ime më e madhe është të luaj për Real Madridin” – talenti i Salzburgut që po emocionin të gjithë me lojën e tij

Oscar Gloukh konsiderohet si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur në Evropë.

Mesfushori i ri, në një prononcim për ‘Forbes Israel’ pranoi se mund të kishte nënshkruar për Barcelonën, por se klubi katalanas ishte i ngadalshëm dhe tashmë kishte nënshkruar për Salzburgun.


“Isha shumë i emocionuar sepse Barça më donte, por ata arritën vonë në garë dhe në fund nuk mundi”, bëri të ditur ai.

Zbulohet se çfarë u diskutua në takimin në mes babait të Messit dhe presidentit të Barcelonës
Lexo po ashtu Zbulohet se çfarë u diskutua në takimin në mes babait të Messit dhe presidentit të Barcelonës

Skuadrës austriake, nënshkrimi i Gloukh i kushtoi rreth 7 milionë euro dhe lojtari pranon se pavarësisht se ishte i emocionuar për interesimin e skuadrës së Xavit, ai mori vendimin më të mirë për të ardhmen e tij: “Barça ra dakord kur tashmë kishim gjithçka të mbyllur me Salzburgun. Ishte opsioni më i mirë për mua dhe e bëmë”.

“Në fund, e kam të qartë se morëm vendimin e duhur për të shkuar me ta dhe jo me Barcelonën. Ka më shumë kuptim si lojtar”, shtoi Gloukh.

Mosmarrëveshje mes Mbappes dhe nënës së tij se ku duhet të luajë francezi në të ardhmen
Lexo po ashtu Mosmarrëveshje mes Mbappes dhe nënës së tij se ku duhet të luajë francezi në të ardhmen

Mesfushori i talentuar izraelit pranoi gjithashtu, pavarësisht se ishte i afërt me Barçën, se ai ka qenë tifoz i rivalit të madh të Barcelonës që i vogël: “Që kur mbaj mend, që kur fillova të luaja futboll, kam qenë tifoz i Real Madridit. Momenti kulmor do të jetë arritja në Real. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Bernabeu dhe të vesh fanellën e Real Madridit”.

Deri më tani këtë sezon, Oscar Gloukh ka luajtur tashmë pesë ndeshje me Salzburgun dhe ka marrë vëmendje të madhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori