LAJMI I FUNDIT:

ASH: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është shpresë për vendin

ASH: Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është shpresë për vendin

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut me të cilin përfundimisht shfuqizohet falja e ish Presidentit, Gjorgji Ivanov, është një fitore e madhe e shpresës për drejtësi në vendin tonë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

“Ky vendim forcon edhe më shumë vendosmërinë tonë, në betejën kundër krimit dhe padrejtësisë, rikthen shpresën te qytetarët dhe godet rëndë të gjithë ata që kanë shpresuar dhe tentuar të bëjnë pazare me drejtësinë në interes të kriminelëve dhe të korruptuarve.

Qytetarët dhe opinioni vendor duhet të jetë i përgatitur edhe për reagimin e strukturave dhe individëve që janë goditur dhe tanimë po rrezikohen nga vendimi dhe nga beteja jonë për drejtësi.


Marrja e përgjegjësisë në sektorin e drejtësisë nga ASH, pa hipoteka në OBRM-PDUKM, paralajmërimi për zbatimin e vetingut, themelimin e Byro-së për konfiskim të pasurisë kriminale dhe gjeneralizimit të sekuestrimit të pronave kriminale, me të drejtë ka krijuar panikë në radhët e partive të kriminalizuara”, thonë nga ASH.

Në përpjekjet e tyre të fundit për të shpëtuar, shtojnë nga ASH, struktura të afërta me ish regjimin e Gruevskit, Mijallkovit dhe OBRM-PDUKM-së së pareformuar, si dhe strukturave tjera kriminale të afërta me to, do të shtojnë intensitetin e sulmeve, shpifjeve dhe manipulimeve. Por edhe kjo si shumë tentime të tjera, do të dështojë dhe në fund do të fitojë drejtësia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

Lugina
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Sonte tërmet në Maqedoni

Sonte tërmet në Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori