Dr. Besim Demolli
Specialist i reumatologjisë
tel. +38344727068
Gihti është një formë e zakonshme dhe komplekse e artritit që mund të prekë këdo. Karakterizohet nga sulme të papritura, të forta dhimbjeje, ënjtje, skuqje dhe ndjeshmëri në një ose më shumë nyje, më shpesh në gishtin e madh të këmbës.
Fakte të shpejta!
• Gihti është lloji më i zakonshëm i artritit inflamator.
• Prek rreth 8.3 milion individë të moshës 20 vjeç ose më të vjetër, 3/4 e të cilëve janë burra.
• Rritja e nivelit të acidit urik në qarkullimin e gjakut quhet hiperuricemia.
• Tek gratë, gihti ka tendencë të shfaqet pas menopauzës.
• Sëmundja e zemrës është e zakonshme në njerëzit me giht.
Çka është Gihti?
Gihti është një lloj i artritit inflamator (i quajtur nganjëherë artriti urik) që paraqitet te njerëzit që kanë nivele të larta të acidit urik në trupin e tyre. Acidi urik prodhohet në mënyrë natyrale nga trupi por ai mund të merret edhe nga ngrënia e ushqimeve që kanë purina. Purinat janë substanca të cilat gjenden në ushqime shtazore dhe bimore të cilat trupi i konverton në acid urik. Normalisht, veshkat largojnë këtë acid nga gjaku dhe ai eliminohet përmes urinës. Në giht, acidi urik i tepërt lokalizohet në nyje dhe formon kristale të ngjashme me gjilpëra që shkaktojnë dhimbje ekstreme. Një atak i gihtit mund të shkaktohet gjithashtu nga dëmtimi i nyjeve, infeksioni, problemet me veshkat, medikamentet ose zakonet e dietës. Të qenit mbipeshë, të kesh një histori familjare të gihtit ose të kesh presion të lartë të gjakut të patrajtuar, të vuash nga diabeti ose sindroma metabolike gjithashtu rrisin rrezikun e zhvillimit të gihtit.
Cilat janë shenjat dhe simptomat?
Sulmet e gihtit zakonisht ndodhin papritmas. Ju mund të shkoni në shtrat duke u ndier mirë, por zgjoheni me dhimbje ekstreme të nyjeve. Sulmi i parë i gihtit zakonisht ndodh në nyjen e madh të gishtit të madh të këmbës. Sidoqoftë, nyjet dhe zonat e tjera rreth nyjeve mund të preken, si harqet e këmbëve (insteps), kyçin e këmbës, thembrat dhe gjunjët. Simptomat e zakonshme përfshijnë ënjtje, ngurtësi, ndjeshmëri, ngrohtësi dhe skuqje në dhe rreth nyjeve. Dhimbja mund të zgjasë me orë ose javë. Depozitimi i acidit urik mund të duket dhe të ndjehet si gunga nën lëkurë (tophi). Mund të mblidhet edhe në veshkat dhe të shkaktojë depozita të vogla, të forta (gurë në veshka).
Si diagnostikohet?
Gihti ka simptoma të ngjashme si format e tjera të artritit ose një infeksion i nyjes. Mjeku juaj do t’ju pyes në lidhje me historinë e shëndetit tuaj personal dhe familjar, të kryejë një ekzaminim fizik. Gjithashtu duhet të bëhen analizat laboratorike, mikroskopike dhe teste të tjera diagnostikuese për të bërë një diagnozë të saktë të gihtit. Të kesh vetëm nivele të larta të acidit urik nuk do të thotë që do të vuani nga gihti. Sidoqoftë, nëse nuk mjekohet, gihti mund të dëmtojë nyjet, të kufizojë lëvizshmërinë dhe të shkaktojë dhimbje kronike (afatgjatë).
A trajtohet gihti?
Qëllimet kryesore të trajtimit të gihtit janë:
• Prevenimi i rritjes së nivelit të acidit urik në gjak dhe depozitimit të tij në nyje, veshkë etj.
• Ulja e inflamacionit që mund të ndikojë në nyje dhe organe.
Këshilla për vetë-menaxhimin
• Hani një dietë të shëndetshme për zemrën dhe shmangni ose minimizoni ushqimet e pasura me purinë.
• Përfshini aktivitete të rregullta fizike.
• Pini shumë ujë.
• Arrini dhe mbani një peshë të duhur.
• Kontaktoni mjekun tuaj në shenjën e parë të një flakërimi.
• Së bashku, ju dhe mjeku juaj do të hartoni një plan të vazhdueshëm për të kontrolluar nivelet e acidit urik dhe për të luftuar inflamacionin.
Plani i trajtimit mund të përfshijë:
• Medikamentet: Medikamentet me recetë mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të acidit urik në gjak dhe në këtë mënyrë duke parandaluar ataqet e gihtit dhe për të mbajtur gjendjen nën-kontroll. Medikamente të tjera mund të përdoren për të trajtuar inflamacionin dhe dhimbjen.
• Aktiviteti fizik: Pjesëmarrja në aktivitete të rregullta fizike dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme mund të ulin rrezikun për sulme të përsëritura të gihtit, si dhe shanset e zhvillimit të sëmundjes së zemrës, e cila është e zakonshme në njerëzit me giht.
• Ushqimi: Ushqimi i një diete të shëndetshme të pasur me perime, drithëra të plota, proteina bimore (psh. fasule, thjerrëza, bizele), yndyra të shëndetshme (p.sh. arra, vaj ulliri ekstra të virgjër) dhe ushqime të përpunuara minimale mund të zvogëlojnë rrezikun tuaj të një sulmi të gihtit.
• Dieta: Zhdukja ose minimizimi i mishit / ushqimeve të detit të pasura me purinë dhe ulja e konsumit të alkoolit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të acidit urik në trup dhe të kufizojë sulmet akute nga gihti.
Cilat ushqime shkaktojnë ataqe të gihtit (flakërim)?
Sasi të mëdha të alkoolit (veçanërisht birrës) dhe ushqimet e mëposhtme të pasura me purinë mund të jenë shkaktarë për ataqe nga gihti: mëlçia, veshkat, ëmbëlsirat dhe mishrat e organeve të tjera, mishi i kuq (psh. viçi, qengji, derri), ushqime deti (p.sh., açuge, sardele, skumbri, harengë, midhje, trofta, shushunjë dhe ton), supa, pije me sheqer, domatet etj.
Cilat ushqime ulin/reduktojnë nivelin e acidit urik në gjak!
Shtoni në dietën tuaj: mollë, uthull e mushtit të mollës, fasule, uji, vishnje, manaferra, luleshtrydhe, boronica, lëng të freskët me përmbajtje karote, panxhari dhe trangulli, qumësht dhe produkte qumështi me pak yndyrë, limon, vitamin C, vaj ulliri ekstra i virgjër, fara selino, fasule pinto, ushqime shumë të pasura me fibra (si tërshëra, mollët, portokalliet, brokoli, dardhat, luleshtrydhet, boronica, kastravecët, selinoja, karotat dhe elbi), banane, çaji jeshil, etj.
Si mund të marr nën kontroll dhimbjen dhe ënjtjen e cila është pasojë e gihtit?
Nëse kushtet tuaja mjekësore lejojnë, përdoret një medikament anti-inflamator, kortikosteroid ose kolchicine. Trajtimi fillon sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të fillojë një ndezje. Ju gjithashtu do të duhet të aplikoni akull në nyjen e përfshirë dhe të ngrisni nyjen. Pini shumë lëngje (pa alkool dhe pa sheqerna). Thirrni reumatologun dhe caktoni një takim.
A përmirësohet/shërohet ndonjëherë gihti?
Me gjithë fillimin e papritur dhe dhimbjen e fortë, ataqet e gihtit zakonisht përmirësohen brenda një jave deri në 10 ditë dhe simptomat mund të zhduken nëse sëmundja menaxhjohet siç duhet. Ndonjëherë sulmi tjetër mund të mos ndodhë me muaj apo edhe vite. Medikamentet të cilat ulin nivelin e acidit urik mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të gihtit dhe të mbajë gjendjen nën-kontroll.
Është e rëndësishme ta dini!
Me që ju keni pasur në të kaluarën giht, duhet të punoni me reumatologun e juaj për të kontrolluar nivelin e acidit urik dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme të tij.
Misioni i Reumatologut është të përmirësoj jetën e pacientëve më sëmundje reumatike autoimmune dhe inflamatore përmes hulumtimit, edukimit dhe kujdesit klinik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj