LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionon Wagnerin rus

Departamenti amerikan i Shtetit, sanksionon Wagnerin rus

Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë individë dhe entitete të lidhura me grupin paraushtarak të Rusisë, Wagner dhe kreun e saj, Yevgeniy Prigozhin – duke përfshirë infrastrukturën kryesore, operacionet e saj në fushëbetejë në Ukrainë, prodhuesit e armëve ruse dhe ata që administrojnë zonat e pushtuara ukrainase nga Rusia.

Ky veprim mbështet qëllimin për të degraduar kapacitetin e Moskës për të zhvilluar luftën kundër Ukrainës, për të promovuar përgjegjësinë për ata që janë përgjegjës për luftën e agresionit të Rusisë dhe abuzimet e lidhura me to, dhe për të bërë presion të mëtejshëm mbi sektorin e mbrojtjes së Rusisë, transmeton Telegrafi.


Departamenti i Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) po e cilëson Grupin Wagner si një organizatë kriminale transnacionale, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 13581, i ndryshuar nga E.O. 13863.

Ukrainasit pretendojnë se brenda një dite rusët kanë humbur tetë tanke dhe 22 mjete tjera të blinduara
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se brenda një dite rusët kanë humbur tetë tanke dhe 22 mjete tjera të blinduara

Modeli i sjelljes së rëndë kriminale të Grupit Wagner përfshin ngacmimin e dhunshëm të gazetarëve, punonjësve të ndihmës dhe anëtarëve të grupeve minoritare dhe ngacmimin, pengimin dhe frikësimin e paqeruajtësve të OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR), si dhe përdhunimet dhe vrasjet në Mali.

Për më tepër, Departamenti amerikan i Shtetit po sanksionon pesë subjekte dhe një individ të lidhur me Wagner Group dhe Prigozhinin.

Me këtë synohet një gamë e infrastrukturës kryesore të Wagner – duke përfshirë një firmë aviacioni të përdorur nga Wagner, një organizatë propagandistike Wagner dhe kompani të frontit të Wagner.

OFAC po sanksionon gjithashtu persona dhe subjekte me bazë në Republikën Popullore të Kinës, Luksemburg dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që janë të lidhur me operacionet e Wagner në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori