LAJMI I FUNDIT:

Rrahën për vdekje të riun, njësia speciale “Scorpion” e policisë në Memphis shpërbëhet

Rrahën për vdekje të riun, njësia speciale “Scorpion” e policisë në Memphis shpërbëhet

Departamenti i Policisë së Memphisit, SHBA, ka shpërbërë të ashtuquajturën njësinë speciale “Scorpion”, pjesëtarët e së cilës u akuzuan për vrasjen e Tire Nichols.

Scorpion është një njësi, detyra e së cilës ishte të monitoronte rrugët për të rivendosur paqen dhe sigurinë në lagje, transmeton Telegrafi.


Njësia përbëhej nga 50 policë, por pasi pesë prej tyre rrahën për vdekje një 29-vjeçar, u shpërbë.

Në një komunikatë për media, policia shkruan se është në interesin më të mirë të të gjithëve që të shpërbëhet përgjithmonë ajo njësi.

Familja e Nichols e mirëpriti vendimin. Përmes avokatit ata thanë se vendimi është i qëlluar pas vdekjes tragjike të Tire Nichols, dhe i denjë e i drejtë për të gjithë qytetarët e Memphisit.

Njësia u themelua në tetor 2021 me fokus në krimet e rënda, si vjedhjet e veturave dhe veprat penale të lidhura me bandat, por siç raportuan mediat amerikane, kishte shumë ankesa për trajtimin e tyre.

Pesë policët – Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith – u pushuan nga puna javën e kaluar.

Ata janë dërguar në paraburgim të enjten dhe secili përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë dhe rrëmbim të rëndë.

Pas dorëzimit të garancisë në shumën 350 mijë dollarëve, ata u lanë të lirë për t’u mbrojtur.

Policia ka publikuar pamjet shqetësuese të policëve teksa rrahin brutalisht një të ri të prangosur. Bëhet fjalë për katër regjistrime të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Mark Rutte emërohet shef i ri i NATO-s

Evropa
Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Qytetarët e rinj gjermanë duhet të deklarojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar

Evropa
Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Evropa
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Amerika
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kalo në kategori