LAJMI I FUNDIT:

Olta nuk i kursen komplimentet për Luizin, e krahason me aktorin britanik Tom Hardy

Olta nuk i kursen komplimentet për Luizin, e krahason me aktorin britanik Tom Hardy

Dy protagonistët e Big Brother VIP Albania deri më tani po konsiderohen aktorja Olta Gixhari dhe këngëtari Luiz Ejlli.

Raportet e tyre kanë ngjallur diskutime dhe debatet të shumta dhe ata shihen si rival të fortë me njëri-tjetrin.


Megjithatë ka raste kur të dy lënë anash mosmarrëveshjet dhe bëjnë paqe mes vete duke ngjallur edhe të qeshura tek banorët me humorin e tyre.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Së fundmi, Luizi shkoi tek krevati i Kiarës dhe Oltës dhe ndërsa ishte ende errësirë aktorja nuk e ka kursyer komplimentet për këngëtarin.

Olta i tha Luizit se i ngjante me aktorin e famshëm britanik, Tom Hardyn i konsideruar shpesh si një ndër meshkujt më të bukur në botë.

Foto: Getty Images

“Pse më dukesh si Tom Hardy, të betohem je bërë kopje tani në errësirë, do të vijë dita që edhe ditën ashtu do të dukesh, çfarë ka ai më shumë se ti”, i tha Olta-Luizit duke shkaktuar të qeshura.

Ndryshe, kujtojmë që banorët e shtëpisë së famshme të BBVA kanë mbajtur një sfidë të radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”.

Luizi dhe Olta në ‘luftë’ me njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale, dyshohet se aktorja po blen ‘like’ për të mposhtur këngëtarin
Lexo po ashtu Luizi dhe Olta në ‘luftë’ me njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale, dyshohet se aktorja po blen ‘like’ për të mposhtur këngëtarin

Ata kanë zhvilluar spektaklin “Big Brother Talent Show” duke shfaqur talentet e tyre në fusha të ndryshme si në këndim, vallëzim apo interpretim.

Fituesi e sfidës fillimisht u tha se do të përzgjidhej me anë të ‘like’ që postimet do të merrnin në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Albania në Instagram, mirëpo parregullsitë dhe dyshimet për blerje të ‘like’-ve kanë bërë që kjo të anulohet.

Pas kësaj, produksioni mori vendim që sonte (e shtunë) në natën e spektaklit fituesi i sfidës do të votohet nga ana e vetë banorëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori