LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles i grisen pantallonat teksa po performonte në skenë – arrin të menaxhojë situatën

Harry Styles i grisen pantallonat teksa po performonte në skenë – arrin të menaxhojë situatën

Harry Styles u skuq i tëri pasi iu grisen pantallonat teksa performonte para simpatisë së tij të fëmijërisë Jennifer Aniston.

Këngëtari, 28 vjeç, pësoi një fatkeqësi në gardërobë gjatë koncertit të tij në Los Angeles këtë javë, ku grisi pantallonat në mes gjatë një lëvizje kërcimi.


Krijuesi i hiteve ishte duke performuar këngën e tij “Music For A Sushi Restaurant” kur ndodhi momenti i vështirë.

Harry me mori me shaka fatkeqësinë dhe u kërkoi falje turmës që ndodheshin në rreshtin e parë.

“Mu grisën pantallonat. Ndjej se duhet t’u kërkoj falje disa prej jush pikërisht atje përpara. Dua të them, kjo është një shfaqje familjare”, tha artisti.

Në një klip nga shfaqja, Harry u pa duke vrapuar rreth skenës për të rrëmbyer një flamur krenarie të cilin më pas e lidhi rreth belit.

Jennifer Aniston ishte mes atyre që u vunë re në turmë në koncert. Harry më parë zbuloi se aktorja ishte simpatia e tij e parë e famshme gjatë një paraqitjeje në “The Ellen DeGeneres Show” në janar 2020.

Harry është në mes të shfaqjeve të tij nga turneu “Love On Tour”, të cilat filluan në vitin 2021 në mbështetje të albumeve të tij të dytë dhe të tretë “Fine Line” dhe “Harry’s House”.

Të gjitha lajmet nga Harry Styles
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Styles

Turneu përbëhet nga performancat prej 22 muajve duke filluar në shtator 2021 në Las Vegas dhe do të perfundojë në korrik në Reggio Emilia, 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Shikoni se si reperi amerikan Travis Scott hedh vallen - pamjet bëhen virale në internet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori