LAJMI I FUNDIT:

Deklaratat e Simeones lënë pikëpyetje për të ardhmen e tij te Atletico Madridi

Deklaratat e Simeones lënë pikëpyetje për të ardhmen e tij te Atletico Madridi

Atletico Madrid ka kaluar ulje-ngritje nën drejtimin e trajnerit Diego Simeone, por kurrë më parë argjentinasi nuk është pyetur kaq shumë për të ardhmen e tij, të cilën edhe ai e sheh me dyshim.

Përpara sezonit, u fol se Los Colchoneros mund të jenë në gjendje të qëndrojë në garë për titull, por kur jemi në gjysmën e rrugës, ata janë 13 pikë prapa liderit Barcelona, ​​pasi kanë luajtur një lojë më shumë.


Eliminimi i mbrëmshëm nga Real Madridi në çerekfinalen e Superkupës së Spanjës dhe eliminimi i hershem nga Liga e Kampionëve ka lëkundur karrigen e trajnerin Simeone.

Real Madridi fiton në vazhdime ndaj Atletico Madridit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit
Lexo po ashtu Real Madridi fiton në vazhdime ndaj Atletico Madridit dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

“Jemi jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës, na mbetet i gjithë raundi i dytë për të arritur objektivin. Pastaj në fund të sezonit do të shohim se çfarë i përshtatet më së miri të gjithëve”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinas.

Kjo bëri që shumë ‘veshë të shpohen’, pasi Simeone dukej se vinte në pikëpyetje të ardhmen e tij në klubin madrilen.

Gazeta Marca ka përcjellë komentet e tij, teksa i është kthyer sërish idesë se mund të largohet në fund të sezonit.

“Në kokën time kam ndërmend të punoj me gëzim dhe të jap më të mirën nga dita që kam ardhur deri në ditën që duhet të largohem, ajo ditë që me siguri do të vijë në një moment”, përfundoi Simeone. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori