Një fotografi e tri grave që u publikua nga Policia në Prizren, po del të jetë bërë me vendim të Prokurorisë. Ky është arsyetimi i Policisë, të cilët thonë se janë detyruar që ta ndërmarrin këtë vendim për shkak të shterjes të të gjitha mundësive tjera për identifikimin e personave që dyshoheshin se vodhën një telefon. Por, në njoftimin e Policisë ishte një tjetër lëshim – njëra nga personat u tha se është e dyshuar, e më vonë doli se ishte vetëm dëshmitare.
27 ditë i kanë pasur në dispozicion hetuesit e Policisë në Prizren për të identifikuar personat e dyshuar në këtë fotografi.
Por, këtë nuk kishin arritur ta bënin dhe e vendosën në faqen e Policisë në Facebook fotografinë për gratë që thanë se dyshohen se vodhën një telefon në një qendër tregtare, duke kërkuar ndihmë që të identifikohen.
Veprimi u kritikua në rrjetet sociale si linçim për shkak edhe të peshës së veprës penale por për më tepër Policia njoftoi më vonë se njëra nga personat nuk është as e dyshuar dhe se gabimisht i është ndryshuar statusi i dëshmitares.
Në Prizren, Policia nuk ka sqaruar si e bërë këtë gabim por shkurt treguan për vendimin që çoi në publikim të fotografisë.
“Dy grave të dyshuara për veprën penale ‘Shpërdorim i Pasurisë së huaj’ iu kanë publikuar fotografitë me autorizim të prokurorit pasi që janë shterrë të gjitha mundësitë tjera për t’i identifikuar”, kanë nga policia.
Megjithëkëtë, sipas ekspertëve të sigurisë, organet e drejtësisë kanë të drejtë kur ndërmarrin të tilla vendime.
“…në këtë aspekt Policia e Kosovës vepron në bazë të kërkesës drejtuar organeve përkatëse me pastaj e lëshojnë urdhrin që këto foto të publikohen në mënyrë që ata persona të vihen para drejtësisë sa më parë”, ka thënë Drizan Shala.
Sipas Policisë, pas publikimit të fotografive dy të dyshuarat janë lajmëruar vet në stacion dhe e kanë pranuar fajin./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj