Mungesa e fuqisë punëtore është duke penguar zgjerimin e ekonomisë në Shqipëri dhe kjo tendencë do të ashpërsohet më tej nëse nuk ndalet hemorragjia e emigracionit.
Sektorët e turizmit, bujqësisë dhe industrisë do të rriteshin me tej në kushtet e një fuqie punëtore optimale.
Mirëpo emigrimi masiv i të rinjve vitet e fundit në një kohë që lindjet janë në rënie të shpejtë tre dekadat e fundit, po ulin furnizimet e reja në tregun e punës.
Një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) e zhvilluar në bizneset e hotelerisë në vjeshtën 2022 gjeti se, 56 për qind e tyre renditen si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore dhe 26 për qind pohuan se kanë problem me aftësitë e punonjësve.
75 për qind e hoteleve të anketuara pohuan se në pikun e sezonit turistik punojnë me mangësi në staf. Zakonisht në kulmin e sezonit kanë nevojë të shtojnë stafet me rreth 35 për qind, por shpesh është e pamundur që të plotësohen, raporton Monitor.
Nga ana tjetër kërkesa për shërbime turistike në Shqipëri po vjen në rritje nga viti në vit. Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë si vendin me rimëkëmbjen me të mirë të turizmit në botë pas pandemisë.
Organizata vuri në dukje se, të ardhurat e gjeneruara nga turizmi pritet të arrijnë në rreth 3,6 miliardë euro në vitin 2022 me një rritje 30 për qind në krahasim me vitin 2019. Gati 80 për qind e shumës është krijuar nga turistët jo-rezidentë.
Turizmi është duke kaluar në një fazë konsolidimi në mënyrën e organizimit dhe diversitetit të ofertës turistike. Si një vend me klime mesdhetare, me vijë të gjatë bregdetare dhe alpe të larta, i panjohur më parë, Shqipëria po kthehet një destinacion ndërkombëtar.
Mirëpo infrastruktura e dobët e transportit bashkë me mungesën e fuqisë punëtore po kthehen në një problem madhor për sipërmarrjet.
Kjo edhe për shkak të një prirje që kanë bizneset shqiptare që fillimisht tentojnë të investojnë në godina luksoze, duke lënë të fundit burimet njerëzore. Punonjësit dhe aftësitë e tyre janë themelore për sukses në industrinë e shërbimeve.
Për ketë arsye ndërtimet dhe resortet luksoze shpesh nuk mund të marrin çmimin që u takon për shkak se nuk arrijnë të shërbejnë me cilësi.
Vitet e fundit disa njësi akomoduese po tentojnë të rekrutojnë staf të huaj, por shpesh kjo procedurë ka kosto dhe nuk ka shumë produktivitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje