LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës

Trepça triumfon në derbin ndaj Pejës
(Foto: basketbolli.com)

Trepça ka fituar derbin ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 83-91 (20:18, 15:31, 18:23, 30:19), ndeshje e zhvilluar në kuadër të xhiros së 19-të në Prince Caffe Superligë.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, ku në fillim krijuan epërsi 12:5, por shtatë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati të barazohet në 12:12, ndërsa më pas zhvillohet lojë e barabartë, ku çereku i parë përfundon 20:18. Pas një fillimi të barabartë në periudhën e dytë, mitrovicasit ishin dukshëm më të mirë në këtë pjesë, duke u shkëputur dhe për të shkuar në pushim me rezultat 35-49.


Mysafirët nuk u ndalën as në periudhën e tretë, ku kishin epërsi deri në 20 pikë për të kontrolluar ndeshjen, kurse rezultati pas 30 minutash ishin 53:72. Në dhjetë minutat e fundit, pejanët tentuan rikthimin e madh, duke ngushtuar rezultatin në vetëm katër pikë 77:81, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Trepça triumfoi 83-91.

Rodney Purvis shënoi 20 pikë për vendasit, kurse te mysafirët më të dalluarit ishin Will Daniels me 25 pikë e nëntë kërcime, Ken Brown me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë e gjashtë kërcime.

Peja ka 13 fitore e gjashtë humbje, kurse Trepça dhjetë fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori