LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë publikohet paraqitja e Ibrahim Rugovës para gazetarëve gjatë betejës së familjes Jashari në Prekaz

Për herë të parë publikohet paraqitja e Ibrahim Rugovës para gazetarëve gjatë betejës së familjes Jashari në Prekaz

Sot kur po përkujtohet Presidenti Historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në rastin e ndërrimit të jetës së tij 17 vjet më parë, emisioni “Fakte me Adnan Merovcin” i është kushtuar në tërësi jetës dhe veprës së tij.

Pas rrëfimit ekskluziv të nënës së Ibrahim Rugovës më 1993, Sofë Rugova dhe djalit të axhës së tij, Rrustem Rugova, është publikuar për herë të parë edhe fjalimi i Rugovës më 1998 pas masakrës së Prekazit mbi familjen Jashari. Gjithashtu, janë publikuar edhe disa pamje ekskluzive të dëmeve mbi Kullat e Jasharëve.


Në këtë fjalim Rugova kishte dënuar ashpër sulmet e forcave serbe me pasoja të përgjakshme mbi regjionin e Drenicës, duke njoftuar edhe për masakrën në Prekaz. Ai gjithashtu atë kohë dëgjohet t’i kishte bërë thirrje përsëri bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masa preventive në Kosovë, ndërsa kishte paralajmëruar që po atë ditë do t’i bënin thirrje edhe Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian që të marrin hapa të shpejtë preventivë në Kosovë.

“Ataku i djeshëm i forcave policore ushtarake serbe në Drenicë mbi popullatën civile solli edhe rreth 20 viktima të reja. Sot kemi informata se vazhdon sulmi në fshatin Prekaz. Kjo është masakra e dytë gjatë javës mbi popullsinë e Drenicës dhe të Kosovës. Siç e dini në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm. Këto sulme mbi regjionin e Drenicës janë pjesë e programeve për spastrimin etnik të Kosovës. Dënojmë ashpër atakun e djeshëm me pasoja të përgjakshme. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve të vdekjes”, dëgjohet të ketë thënë Rugova.

Gjithashtu, ai kishte përsëritur apelin e tyre ndaj presidentit amerikan Clinton, kryeministrit britanik Tony Blair, presidentit francez Shirak që të bëjnë krejt çka është e mundur që ta shpëtojnë popullin e Kosovës.

Po ashtu, kishte përshëndetur të gjitha reagimet e bashkësisë ndërkombëtare që kishin dënuar masakrat në Drenicë.

Fjalimin e plotë të Rugovës mund ta dëgjoni në linkun më poshtë:

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori