Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.
IKSHPK rekomandon konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës që para përdorimit ta vlojnë ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.
Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK për të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit:
Situata aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara:
Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe monitorimin e ujit për pije. Janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat:
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas
Turbullira e shtuar në Kanalin Ibër Lepenc e ka vështirësi procesin e trajtimit te ujit në FPU Shkabaj dhe në FPU Drenas. Këto dy fabrika janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restrikcione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë
Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtri dhe FPU ne Shipol/Mitrovicë ka ndërpre furnizimin në Mitrovicë dhe Skenderajt për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e papërpunuar.
Pritet në orët e pasdites të startojë trajtimi me kapacitet të zvogëluar.
Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Nga rezultatet preliminare tē mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme, janë në rimbjellje dhe rezultatet përfundimtare që do të përfundojnë nesër.
KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkozë-Junik
Turbullira vazhdon me qenë prezentë në burimet burimi Drini i Bardhë-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.
Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprere furnizimi me ujë nga burimi Jarinë-Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi CDF-Deçan.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP-Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë
Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe Gërqine uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës
KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik
Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.
Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë