Mourinho me fjalë të mëdha për Kumbullën: Luan gjithmonë mirë, por para tij është njëri që i ha të gjithë
Roma ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur Fiorentinën me rezultat të pastër 2-0.
Giallorosët kanë ruajtur diferencën me skuadrat tjera që kërkojnë daljen në Evropë pas tre pikëve të arkëtuara në Olimpico.
Për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla ishte ndeshja e dytë radhazi që luan 90 minuta, pasi në formacionin bazë ishte edhe në mesjavë në Kupën e Italisë ku Roma mposhti Torinon 1-0.
E për paraqitjen e shqiptarit fjalë të mira pati edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho duke e cilësuar si një mbrojtës shumë të mirë.
Megjithatë ‘Special One’ ka thënë se para Kumbullës është Roger Ibanez që e ka cilësuar brazilianin si një ‘kafshë’ që i ha të gjithë.
“Kumbulla është është një profesionist i vërtetë, por ai që i ha të gjithë në mbrojtje është Ibanez”.
“Marashi ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë. Është një profesionist i vërtetë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive edhe pse në hierarki është i katërti”.
“Ai luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, deklaroi Mourinho
Reprezentuesi shqiptar ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje këtë edicion me Romën, por sa herë është paraqitur ka dërguar sinjale pozitive te Special One.
22-vjeçari u kërkua nga Fiorentina, Lille e Torino, por Mourinho ka deklaruar se ai bën pjesë në planet e tij dhe se nuk do ta lejoj largimin e shqiptarit nga Roma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City