Nga: Katy Hessel / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
“Arti do t’i bëjë njerëzit më të mirë, më të aftë për të menduar dhe për t’u përmirësuar në çfarëdo pune apo profesioni ku futen. Kjo e bën një person më të gjerë”. Kështu ka thënë Ruth Asawa në vitin 1976. E lindur 50 vjet para atij viti, ishte artiste amerikane e vlerësuar për skulpturat e saj si fshikëza të bëra nga telat e ndërthurur të argjendit që vareshin në tavan dhe që ndillnin forma të ngjashme me mitrën. Kur ndizeshin, ato krijonin hije duke rritur forma të papritura nga secili kënd.
Asawa mbahet mend gjithashtu si një nga edukatoret kryesore në rajonin e San Franciskos, pasi ka themeluar shkollën e parë të mesme publike për artet në qytet, në vitin 1982 [e riemërtuar “Ruth Asawa San Francisco School of Arts” më 2010]. E rritur në një fermë në Kaliforni nga prindërit emigrantë japonezë, si adoleshente Asawa u bë një nga 100 mijë japonezët amerikanë që u vendosën në kampe internimi pas sulmit në Përl Harbër më 1941. Në kamp, një nga tutorët e saj ishte Tom Okamoto, një animator në “Walt Disney” i cili pa dyshim shërbeu si frymëzim për vizatimet e saj të mëvonshme me vija të holla.
Pas lirimit të saj, Asawa u trajnua në Kolegjin e Mësuesve Shtetëror të Miluokit për tre vjet, por racizmi anti-japonez e pengoi të gjente punë. Në vitin 1946 u regjistrua në Kolegjin “Black Mountain” në Karolinën e Veriut, një nga kolegjet më revolucionare të arteve të shekullit XX. Shkolla kishte adoptuar parimet e Bauhaus-it, duke ofruar pikturën, filozofinë, matematikën dhe muzikën dhe duke synuar eliminimin e hierarkive midis studentëve dhe mësuesve.
Me stafin e fakultetit që përfshinte emrat Josef dhe Anni Albers, John Cage dhe Buckminster Fuller – madje edhe Albert Einstein ishte në bord – shkolla, thotë Emma Ridgway, kuratore e ekspozitës së vitit të kaluar të veprave të Asawas në Artin Modern të Oksfordit, kishte të bënte me krijimin e “qytetarëve aktivë të demokracisë” përmes “veprimit dhe punës me njerëz”.
Pasi shkëlqeu në kolegj dhe u skalit nga qasja ndaj artit dhe jetës, Asawa u transferua në San Francisko dhe punën e bënte në shtëpi, duke rritur gjashtë fëmijët e saj. Por, pasi ishte dëshmitare e mungesës së edukimit artistik për fëmijët në qytet, në vitin 1968 e bashkëthemeloi Punëtorinë e Arteve të Shkollës “Alvarado”.
Udhëhequr nga prindërit, mësuesit dhe artistët profesionistë, seminari inkurajoi fëmijët të përdorin “argjilën e bukëpjekësit” (miell, kripë dhe ujë të përzier): material i lirë që mund të gatuhej dhe të shndërrohej në skulptura të vogla qeramike. Asawa dikur vuri në dukje: “Jam kryesisht e interesuar të bëj që njerëzit të jenë sa më të pavarur dhe sa më të vetëmjaftueshëm që të jetë e mundur. Kjo nuk ka të bëjë aspak me artin, përveçse përmes artit mund të mësosh shumë e më shumë aftësi”.
Po mendoja për këtë përkushtim ndaj edukimit johierarkik – për t’i formuar të rinjtë në qytetarë të mirëfilltë – në aspektin e fjalimit të javës së kaluar të Rishi Sunakut i cili sugjeroi se matematika duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit në Mbretërinë e Bashkuar, deri në moshën 18 vjeçe.
Derisa llogaritja është një aset kyç për të rinjtë, ajo nuk duhet parë si kryesorja dhe mbi lëndët tjera. Pikëpamja e Sunakut për arsimin sikur do të luajë me pikat e forta të njerëzve. Jo çdo i ri ka sukses në matematikë – për shembull gjashtë për qind e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë diskalkuli.
Në fjalën e tij Sunaku u tha se “të dhënat janë kudo dhe statistikat mbështesin çdo punë dhe puna me fëmijët tanë do të kërkojë më shumë aftësi analitike se kurrë më parë”. Megjithatë, të dhënat nuk mbështesin gjithçka. Për të qenë të ekuilibruar dhe të barabartë, duhet të kemi mendimtarë të ndryshëm. Të mos u japësh fëmijëve mundësinë për të eksploruar tema të ndryshme kjo do t’i zhgënjejë ata.
Ky theks i ri në matematikë vjen gjithashtu në dritën e shkurtimeve të mëdha për edukimin në art, edhe pse industritë kreative të Mbretërisë së Bashkuar kanë vlerë prej më shumë se 100 miliardë funteve për ekonominë. Në vitin 2021, sekretari i arsimit, Gavin Williamson, shkurtoi fondet për kurset e artit dhe dizajnit me 50 për qind – nëpër institucionet e arsimit të lartë në Angli – duke i fokusuar paratë në lëndët Shtim-it – shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Lizzie Crump dhe Sam Cairns nga kompania e pavarur e konsulencës “Cairns Crump” – që është e specializuar në arte dhe në arsim – thonë: “I gjithë mësimi duhet t’u mundësojë që të gjejnë kuptimin nëpërmjet vetëshprehjes dhe t’ua japë atyre aftësitë dhe mirëkuptimin për të lulëzuar personalisht, ekonomikisht dhe në shoqërinë tonë.”
Asnjëherë nuk ka qenë koha më e ngutshme për ta mbështetur artin dhe edukimin në art, në mënyrë që të krijohen qytetarë sa më të plotë. Siç pohoi Asawa: “Nëpërmjet arteve ju mund të mësoni më shumë aftësi që nuk mund t’i mësoni përmes zgjidhjes së problemeve në mënyrë abstrakte”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëASHIK QERIBI
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR
Para 70 vitesh u incizua kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”: Me këngëtarin Rudolf Stambolla, të parin e muzikës moderne shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje