Wisconsin dhe Karolina e Veriut dy shtetet më të fundit që ndalojnë TikTok-un në pajisjet shtetërore
Guvernatorët e Wisconsin dhe të Karolinës së Veriut nënshkruan të enjten urdhra për ndalimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare për shkak të shqetësimeve të sigurisë kibernetike, duke iu bashkuar shteteve të tjera dhe qeverisë federale në ndalimin e përdorimit të aplikacionit të famshëm të videove.
Përveç ndalimit të TikTok-ut në pronësi kineze nga pajisjet shtetërore, Guvernatori i Wisconsin, Tony Evers tha se ai po ndalonte shitësit, produktet dhe shërbimet nga kompani të tjera kineze duke përfshirë Huawei Technologies, Hikvision, Tencent Holdings – ZTE Corp që ka në pronësi WeChat si dhe Kaspersky Lab me bazë në Rusi, transmeton Telegrafi.
“Në epokën dixhitale, mbrojtja e teknologjisë dhe infrastrukturës së sigurisë kibernetike të shtetit tonë dhe mbrojtja e privatësisë dixhitale duhet të jetë një përparësi kryesore për ne si shtet”, tha Evers.
Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper nënshkroi një urdhër që udhëzon zyrtarët të zhvillojnë një politikë brenda 14 ditëve që ndalon përdorimin e TikTok, WeChat dhe “aplikacioneve potencialisht të tjera” që paraqesin rreziqe të sigurisë kibernetike në pajisjet shtetërore.
Më shumë se 20 shtete të tjera kanë ndaluar gjithashtu TikTok-un, në pronësi të konglomeratit teknologjik kinez ByteDance, nga pajisjet shtetërore duke përfshirë Ohio-n, New Jersey-in dhe Arkansas në fillim të kësaj jave.
TikTok tha se ishte “i zhgënjyer që kaq shumë shtete po miratojnë politika që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike në shtetet e tyre dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza për TikTok-un”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Netflix prezantoi Squid Game: Unleashed dhe Monument Valley 3
Threads humbi gjysmën e përdoruesve të përditshëm aktivë
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A