LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj: Nuk kam pranuar ende vendimin për shkarkim nga detyra e drejtorit të Kardiokirurgjisë

Brahimaj: Nuk kam pranuar ende vendimin për shkarkim nga detyra e drejtorit të Kardiokirurgjisë

Rifat Brahimaj ka deklaruar se nuk ka pranuar dokument për shkarkim. 

Ndryshe raportohet se ai është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK. Sipas raportimit të KOHA-s, Brahimajt i është kumtuar ky lajm mëngjesin e së enjtes.


Megjithatë, ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk e ka pranuar vendimin.

Brahimaj tutje ka deklaruar se në rast se e pranon shkresën zyrtare për shkarkimin e tij, do të dalë me një sqarim publik.

“Nuk e kam marr ende vendimin dhe nëse është ashtu do të dalë me një sqarim. Por, refuzoj të deklarohem derisa ende nuk e kam pranuar vendimin”, ka thënë ai.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarë në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHKUK), por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Javën e kaluar një operacion i rrallë i kryer në Kardiokirurgji mori vëmendje të madhe. Kushtrim Shala, kirurgu i cili e kreu operimin, e shpërndau atë në rrjete sociale si të suksesshëm, megjithatë pacienti vdiq më pas.

Brahimaj për Telegrafin pati deklaruar se Shala ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën nuk e ka pasur. Ai gjithashtu pati thënë se ka qenë në pushim në kohën kur ishte kryer operacioni, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Lidhur me rastin për Telegrafin u patën deklaruar edhe nga ShSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre u tha se “të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se e kanë të ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori