LAJMI I FUNDIT:

Katër shenja të Zodiakut të cilat nuk i kushtojnë vëmendje ndjenjave të partnerit të tyre

Katër shenja të Zodiakut të cilat nuk i kushtojnë vëmendje ndjenjave të partnerit të tyre
shutterstock

Baza e funksionimit të lidhjes janë ndjenjat, respektimi dhe kujdesi i dyanshëm. Mirëpo, disa njerëz nuk dinë t’ia shfaqin ato partnerit të tyre

Sado që partneri flet për ndjenjat e veta, këta njerëz kurrë nuk merren me ta dhe i injorojnë plotësisht.

Qofshin problemet e komunikimit apo xhelozia, këta njerëz nuk kanë bërë kurrë një hap përpara në zgjidhjen e problemeve të marrëdhënieve të tyre – ata nuk dinë të heqin dorë nga ndjenjat e tyre, janë mjaft të mbyllur dhe në fund nuk dinë as si të shprehen ato, edhe pse i strehojnë thellë brenda.


Udhëzimet për personalitetin e njerëzve të tillë duke u thelluar në aspektet e tyre astrologjike mund t’ju shpëtojnë si nga zhgënjimi ashtu edhe nga një marrëdhënie e pakënaqur.

Ja lista e katër shenjave të horoskopit të cilat kurrë nuk përpiqen të përballen me problemet e lidhjes, transmeton Telegrafi.

Shigjetari

Shigjetarët pëlqejnë të dalin dhe të lidhin miqësi të reja çdo ditë dhe duke qenë se kanë natyrë “endacakësh”, ata i japin imazhin e gabuar të personalitetit dhe interesave të tyre të dashurisë.

Shigjetarët pëlqejnë të jetojnë të lirë dhe për këtë arsye nuk kanë kohë t’i kushtojnë vëmendje anës emocionale të partnerit të tyre. Ata mund t’i injorojnë lehtësisht ndjenjat e gjysmës së tyre më të mirë, madje edhe nëse janë plotësisht të dashuruar, shpesh e marrin si të mirëqenë të dashurin e tyre, prandaj mund të jetë e vështirë të jesh në një marrëdhënie romantike me ta.

Binjakët

Edhe pse Binjakët janë të njohur si persona që flasin shumë, këta njerëz kurrë nuk fillojnë biseda dhe nuk bëjnë kurrfarë përpjekje për të mësuar se çfarë ndodh në zemrën e partnerit të tyre.

Ndonjëherë ata fokusohen aq shumë në emocionet dhe problemet e tyre, saqë harrojnë t’i kushtojnë vëmendje asaj që partneri ka për të thënë. Rezultati është komunikim i dobët dhe trazira emocionale. Pavarësisht se sa herë partneri i tyre tërheq vëmendjen për problemet në marrëdhënie, personat me këtë shenjë të zodiakut nuk duan kurrë të bëjnë pak përpjekje shtesë për të zbuluar dhe më pas për të zgjidhur problemet në marrëdhënie.

pexels

Akrepi

Kur janë në lidhje, Akrepat bëhen dominues dhe pëlqejnë që partneri i tyre të dëgjojë dhe të bëjë çfarëdo që i thonë. E duan shumë personin, mirëpo tërësisht harrojnë të kuptojnë atë apo problemet e saj dhe prandaj partneri i tyre vendos ta braktisë.

Ata në fakt pëlqejnë të debatojnë, jo që të arrijnë një zgjidhje, por vetëm sepse ajo i kënaq. Përfundimisht, ndjenjat e partnerit të tyre zhduken sepse është e pamundur të përballesh me kokëfortësinë e Akrepit.

Demi

Njerëzit e kësaj shenje të horoskopit janë dukshëm kërkues dhe janë shumë kokëfortë. Për shkak të këtij qëndrimi ata shpesh nuk shohin probleme në lidhje me partnerin. Demi beson në konceptin “e imja është e fundit” dhe nuk futen në debate, gjë që në fund e çmend partnerin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...

Intimitet dhe Pasion
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori