Kosova këtë vit do të ketë një ngadalësim të theksuar të rritjes ekonomike. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2022, do të jetë më e ulëta në 10 vjetët e fundit, vlerësojnë ekspertë të ekonomisë, duke u mbështetur edhe në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Të njëjtit kërkojnë që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.
Profesori Florin Aliu thotë se përtej tkurrjes së rritjes ekonomike në vend pritet edhe një gjendje e rëndë e shkaktuar nga kriza energjetike.
Derisa flet për inflacionin, ai thekson se si pasojë mund të ketë edhe falimentim të bizneseve.
“Banka Botërore dhe Fondi Monetar edhe më herët e kanë parashikuar se pas atij ‘boomit’ do të kthehemi te nivelet reale të rritjes ekonomike, pra do të jemi aty 2-3 për qind. Mirëpo, përtej rritjes ekonomike unë e shoh edhe një skenar edhe shumë më të zi. Periudha që po futemi do të jetë një krizë e rëndë energjetike. Këtë krizë e ka pranuar edhe vet kryeministri, që ka mundësi të ketë edhe rritje të çmimeve të energjisë ose të paktën importi do të jetë shumë i kushtueshëm. Inflacioni po arrin në nivelet, sipas Bankës Botërore 20 për qind, qytetarët kanë më pak të ardhura. Kur kanë qytetarët më pak të ardhura edhe shpenzimet e tyre janë më të ulëta. Prandaj, studimet tregojnë që 6 muaj deri në një vit pas inflacionit që tejkalon nivelet e 15 për qind, efektet reale në ekonomi do të fillojnë të ndihen për arsye se qytetarët kanë më pak të ardhura dhe i kanë shpenzuar kursimet e tyre, të cilat do të reflektohen pastaj te bizneset. Kjo i bie se bizneset do të kenë më pak shitje, më pak qarkullim e mund të kemi edhe falimentime. Bizneset të cilat janë të ngarkuara shumë me borxhe, ka gjasë që mund të shkojnë edhe në falimentim”, thotë Aliu.
Profesori në Fakultetin Ekonomik në UP, Nagip Skënderi thotë se parashikimet e FMN-së për rritje ekonomike tregojnë që në dekadën e fundit nuk ka pasur rënie ekonomike më të madhe sasa në vitin 2022.
“Në rastin e Kosovës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë sinjale të qarta që ekonomia e Kosovës nuk është duke shkuar sipas parashikimeve të cilat qeveria dhe institucionet tjera parashohin në Kosovë. FMN ka parashikuar të kemi një ngadalësim të rritjes ekonomike të cilat tregojnë dhe sinjalizojnë që nuk kemi pasur kurrë rënie ekonomike më të madhe sesa në vitin 2022 për Kosovën. Kështu që FMN-ja ka parashikuar që rritja e përgjithshme ekonomike do të jetë 2.7 për qind, edhe pse parashikimet kanë qenë mbi 5 për qind nga institucionet vendore, përkatësisht Qeveria e Kosovës. Rrjedhat nacionale për ekonominë e vendit tonë tregojnë se FMN-ja ka plotësisht të drejtë, dhe ne jemi duke shkuar në një rënie ekonomike kur dihet që drejt rënies ekonomike, FMN ka parashikuar edhe Gjermaninë dhe fuqitë tjera ekonomike evropiane të shkojnë në një recesion të pashmangshëm në vitin vijues”, thotë Skënderi.
Ai flet edhe për normën e lartë të inflacionit, dyshifrore. Skënderi kërkon që të ndërmerren masa për zbutjen e efektit të inflacionit.
“Realiteti tek ne dëshmon të kemi një inflacion dyshifrorë, mbi 20 përqind tash për momentin është krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe kjo tregon që ne duhet të ndërmarrim disa masa të domosdoshme strukturore në disa nga sektorët ekonomikë në mënyrë që ta zbusim paska efektin e inflacionit në ekonominë e vendit dhe në një mënyrë ta ruajmë një mirëqenie ekonomike e sociale tek qytetarët, të cilët dita ditës janë duke u përballur me vështirësi ekonomike”, thekson ai.
Se këtë vit ka ngadalësim të rritjes ekonomike, e thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Sipas tij, ngadalësimi i rritjes ekonomike pritet të jetë rreth 3 për qind.
“Rritja e lartë e aktivitetit e realizuar në vitin 2021 pritet të ngadalësohet në vitin 2022, dhe parashikimet tona janë që te jetë diku rreth 3 për qind. Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht si pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme si dhe rritjes së deficitit të eksporteve neto”, ka thënë Mehmeti.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, Kosova është futur në një krizë ekonomike, e cila po prodhon efekte negative në aspektin ekonomik dhe social të shoqërisë kosovare.
Bazuar në raportin e fundit, FMN ul parashikimin dhe pret që ekonomia e Kosovës këtë vit të rritet prej 2.7 për qind.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të qeverisë ka thënë se Kosova ka pasur rritje ekonomike historike për vitin që shkoi me 10.7 për qind, ndërkohë që sipas tij, në çerekun e parë të këtij viti, e njëjta ka qenë 4.9 për qind të PBB-së, pasi që të zbritet inflacioni. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme