LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian thekson fizikun tërheqës në një fustan të tejdukshëm gjatë Javës së Modës në New York

Kim Kardashian thekson fizikun tërheqës në një fustan të tejdukshëm gjatë Javës së Modës në New York

Ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve nga kafe e errët në bionde platin në maj të këtij viti për Met Gala e mbajtur në Muzeun Metropolitan në New York.

Dhe të premten mbrëma (9 shtator), Kim Kardashian shfaqi fizikun e saj mahnitës me një fustan të tejdukshëm për shfaqjen e “Fendi”-t në për Javën e Modës në New York.


Biznesmenja 41-vjeçare shkëlqeu me dekoltenë dhe të pasmet joshëse ndërsa po shkonte brenda vendit të shfaqjes.

Shfaqja festoi 25-vjetorin e çantës ‘Baguette’ të markës, me të ftuar specialë që u ngjitën në pistë, duke përfshirë modelen Linda Evangelista.

Kim vuri në pah formën e saj të pabesueshme në veshjen e ngushtë, i cili ishte bërë me rrjetë dhe ngjyra të ndryshme.

Fustana kishte një stil lara-lara dhe me mëngë të gjata që i mbulonin plotësisht duart për një efekt më dramatik.

Fustani me rrjetë krem, i bardhë dhe kaltër i tregonte të pasmet e saj, belin e hollë dhe dekoltenë.

Kim përshtati fustanin me një çantë të ngjashme “Fendi” dhe taka me shkëlqim për një elegancë edhe më të madhe.

Ylli televiziv i la flokët e saj bionde të tërhequr prapa në një topuz dhe të ndarë në mes me disa fije të lëshuara sipër dhe grim të theksuar me nuanca të koordinoheshin me veshjen.

Bella Hadid ndërkohë eci në pistë me një trupore me zinxhir sipër dekoltesë së zbërthyer dhe çantë “Fendi”.

Kris Jenner këmbëngul se nuk ishte plani i saj publikimi i video-kastës seksuale të Kim Kardashianit me Ray J
Lexo po ashtu Kris Jenner këmbëngul se nuk ishte plani i saj publikimi i video-kastës seksuale të Kim Kardashianit me Ray J

Në mbyllje të spektaklit ishte modelja Linda Evangelista, e cila mahniti me dukjen, ikona 57-vjeçare ka ecur për herë të fundit në një pistë në vitin 2007 për sfilatën e modës për 60 vjetorin e “Christian Dior”.

Sarah Jessica Parker dukej elegante me një bluzë gri me një fund të gjelbër dhe krem, duke shtuar një çantë dore ngjyrë vjollce.

Gjithashtu mori pjesë në shfaqjen e Fendi-t, modelja Kate Moss, 48-vjeçarja shkëlqeu me një fustan të tejdukshëm me model që i ngjiste gjunjët, duke i shtuar çizmet e zeza të gjata.

Koleksioni Fendi përmban tekstura të ndryshme dhe nuanca të theksuara, si dhe modele grafike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori