Një ditë më parë për vizitë në Kosovë, e më pas në Serbi ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak bashkë me dy këshilltarët Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, të emëruar nga kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz dhe ai i Francës, Emmanuel Macron.
Vizita e tyre në Kosovë e Serbi po bëhet në përpjekje për ta çuar përpara procesin e dialogut dhe arritur marrëveshjen finale.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së, Lajçak ishte i shkurtër për media, ndërkaq dy këshilltarët nuk u prononcuan fare për media.
Lajçak ndonëse nuk dha detaje theksoi se për dy orë me Kurtin kanë folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë që të ecin përpara me procesin.
“Mbajtëm një takim dy orësh me kryeministrin Albin Kurti, ku kemi folur rreth dialogut dhe dinamikës së re në mënyrë se si ta çojmë procesin përpara. Ishte një diskutim i thellë dhe i rëndësishëm dhe mund ta kuptoni se nuk mund të japim detaje sepse të njëjtat diskutime do të kemi sot vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo mund të them se është pjesa e parë e takimeve…”, u shpreh të premten Lajçak.
Ndërkaq, lidhur me takimin e Kurtit me emisarin Lajçak dhe këshilltarët e sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për këtë dialog, në njoftimin e Zyrës për media të kryeministrisë u tha se gjatë takimit Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.
Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër.
“Gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, thuhej në njoftimin e lëshuar nga takimi.
E Lajçak, Plettner dhe Beaune të njëjtën ditë kur vizituan Prishtinën ishin edhe në Beograd.
Pas takimi atje, i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet e sotme kishin për qëllim të shikohen opsionet për progres në dialog.
“Sot, bashkë me këshilltarët e lartë për politikë të jashtme të presidentit francez dhe kancelarit gjerman, pata diskutime gjithëpërfshirëse, të rëndësishme me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për të shikuar opsionet për progres në dialog. Procesi do të vazhdojë në ditët e ardhshme”, kishte shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në Instagram tha se është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Kosovën, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.
“Bashkëbisedim për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë njohje të Kosovës!.. Gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. S’ka dorëzim. Rroftë Serbia!” ka thënë Vuçiq.
Ndryshe, më 4 shtator, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, emëruan këshilltarët që të ndihmojnë në dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, Macron dhe Scholz thanë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.
Macron dhe Scholz, po ashtu, u bënë thirrje liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të ndërmarrë vendime të vështira, të cilat, siç thanë ata, çojnë drejt përparimit të dialogut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025