LAJMI I FUNDIT:

Pas dyshimeve për ribashkim, Irina Shayk dhe Bradley Cooper thuhet se po planifikojnë një fëmijë të dytë së bashku

Pas dyshimeve për ribashkim, Irina Shayk dhe Bradley Cooper thuhet se po planifikojnë një fëmijë të dytë së bashku

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk – të cilët u ndan në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë së bashku mund të ribashkohen me synimin për të pasur më shumë fëmijë, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.

Çifti, të cilët kanë vajzën 5-vjeçare, Lea De Seine, postoi një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë duke ngjall dyshimet se mund të rindezni lidhjen romantike.

“Ishte një pushim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë. Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”, tha një burim.


Foto: Irina Shayk/Instagram

Cooper është parë së fundmi duke kaluar kohë me ish-in e Anthony Weiner, Huma Abedin, por burimi na thotë se takimi i tyre ishte rastësore.

Që nga ndarja e saj me Cooper, Shayk ka qenë e lidhur për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel dhe Kanye West, një marrëdhënie që përfundoi shpejt.

“Të dy Bradley dhe Irina nuk janë marrë seriozisht me askënd tjetër dhe të dy janë në idenë për të pasur një fëmijë”, thotë tutje i njëjti burim.

Foto: Getty Images

“Nuk është Bennifer 2.0 ku personi tjetër është gjithmonë duke insistuar, është më shumë si “pse jo?” Ata duhet të merren gjithsesi me njëri-tjetrin pasi janë prindër bashkë. Ata të dy po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të vendosen me të vërtetë”, shpjegoi ky burim.

Na është thënë se dyshja, të cilët ishin në lidhje për katër vjet, shkojnë mirë dhe shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.

Cooper dhe modelja e “Sports Illustrated” u panë për herë të parë bashkë në një takim në shfaqjen në Broadway “Finding Neverland” në vitin 2015.

Foto: GC Images

Rreth kohës së ndarjes së tyre në vitin 2019, një burim i tha “Për shkak të vajzës së tyre, ata vazhdojnë të përpiqen. Gjërat nuk janë mirë. Asnjëri nuk është i lumtur”.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper pozojnë bashkë nga pushimet duke i forcuar spekulimet se janë pajtuar
Lexo po ashtu Irina Shayk dhe Bradley Cooper pozojnë bashkë nga pushimet duke i forcuar spekulimet se janë pajtuar

Por, duket se me takimet e reja gjërat janë përmirësuar dhe se ata janë më të mirë aktualisht. /Telegrafi/