I dërguari i posaçëm amerikan për BE-në, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë edhe një herë momentin kur Amerika do të përfshihet në çështjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Roli i saj në këtë proces është mjaftë domethënës e sidomos në fazën përfundimtare thonë njohësit e çështjeve politike.
Por, pa kaluar shumë kohë, është i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ai që hedh poshtë një gjë të tillë.
Këta të fundit duket se e kanë të qartë momentin kur do të ndërhyjnë në këtë proces.
“Nuk ka thënë se do t’i bashkohet procesit të negociatave, por se është i gatshëm të bëjë disa thirrje, të mbështesë procesin e negociatave dhe të çojë në bashkëpunim më të ngushtë mes palëve negociuese”, ka deklaruar Escobar.
Për njohësin e çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, kjo është edhe një porosi nga SHBA-ja karshi procesit të dialogut.
“Amerikanët kanë insistuar që dialogu mos të përkufizohet në dialog vetëm në targa pasi ato janë dytësore por do të jenë ndihmës në rast se flitet për marrëveshje përfundimtare dhe kjo është një porosi për palën kosovare dhe BE-në”, ka thënë Maliqi.
Aktualisht, Amerika nuk është e kyçur direkt në dialog. Por, sipas njohësit tjetër të këtij procesi, Gazmir Raci, SHBA-ja e ka të qartë se kur duhet ta ndërmarrë këtë hap.
“Më rendësi është që Amerikanët janë rikthyer në dialog se bashku më Bashkimin Evropian e dyta është së ndërmjetësit amerikan s’mund të jenë në çështje teknike pasi Bashkimi Evropian është i mandatuar për të lehtësuar këtë dialog. Është folur për një kornizë kohore e cila është lidhur më mandatin e parë të Biden. Kur ja zgjatën mandatin Lajcakut, që brenda 18 muaj të shkohet në një marrëveshje final, pres që kjo të ndodhë. Amerikanët do të vazhdojnë të jenë jashtë sallave të takimeve por pa rolin e tyre nuk ka as një progres në dialog”, ka deklaruar Raci.
Deklaratat e president serb, Aleksandar Vuçiq rreth zbatimit të reciprocitetin, që në Kosovë u vlerësuan si sinjale të tërheqjes së tij.
Por, analisti Maliqi thotë se ato janë pjesë e retorikës serbe.
“Ky është qëllim i njohur i Serbisë pasi ata nuk e njohin Pavarsinë e Kosovës dhe vazhdimisht insistojnë në tërsinë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel siç është Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe. Tash se fundi kanë rinisur bisedimet dhe negociatat dhe ende nuk po e kapin esencën, mendoj se ideja e palës Amerikanë është që kjo punë të kryhet sa më shpejt deri në dhjetorë dhe të fillojnë negociatat më serioze”, është shprehur Maliqi.
Më 1 shtator, Kosova pritet të rikthejë në fuqi vendimin për regjistrimin në RKS të veturave që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia./RTV Dukagjini/