Ndjekësit në rrjetet sociale të komentueses së njohur Gabbie Hanna ishin të shqetësuar për shëndetin e saj mendor pasi në një ditë të vetme ajo kishte postuar 100 video në llogarinë e saj në TikTok.
Influencuesja me më shumë se 7.5 milionë ndjekës ka qenë super-aktive në platformën e saj kësaj jave me dhjetëra video mbi universin, besimin fetar, vdekjen, teoritë e konspiracionit apo sëmundjet mendore.
Megjithëse Hanna insiston vazhdimisht në videot e saj se është mirë, shumë nga sekuencat janë mjaft të ngarkuara emocionalisht dhe në disa raste bëhen dramatike kur protagonistja thërret para pasqyrës: “Më ndihmoni! Zgjohuni ju marrtë dreqi!”.
Në një video Hana pretendon se është engjëlli Gabriel ndërsa në një tjetër ajo nis të kërcejë në mënyrë të çuditshme duke njoftuar se “ka vdekur dhe ka shkuar në parajsë”.
Pas aktivitetit të shumëfishuar në llogarinë e saj, 31-vjeçarja thotë se është vizituar në shtëpi nga policia për të kryer kontrollin e mirëqenies, pas mesazheve të shqetësuara nga ndjekësit.
Më herët blogerja ka treguar se ka një çrregullim bipolarieti, në përgjigje të një ndjekësi që i sugjeronte “të bënte kontroll të shëndetit”.
“Ata më lanë një kartë me të dhëna. Nuk i përmbushja kriteret për të më marrë. Do të kontaktoj së shpejti”.
Në një prej videove të saj të fundit (më 24 gusht) ajo u kërkonte ndjekësve të luteshin për të pasi “dikush i kishte hyrë në shtëpi”.
Ajo tregonte se një i huaj i quajtur Nicolas i hyri në shtëpi dhe i kërkoi të përdorte tualetin.
Por më pas çuditërisht ai qëndroi dhe regjistroi disa video direkte me Hana.
Duke parë ngjarjen online, fansat kontaktuan me policinë e Los Angeles të cilët shkuan në adresën e saj, por gjithçka ishte në rregull dhe i ftuari kishte shkuar.
Përveç rrjeteve sociale, Hanna ka publikuar dhe një libër me poezi të titulluar ‘Adultoleshenca’ në vitin 2017 dhe një libër të dytë me titull ‘Dandelion’, në vitin 2020. Të dy hynë në listën e librave më të shitur të New York Times.
Në 2017 Hana ka publikuar dhe një këngë. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak