LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare

Vuçiq thotë se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është skeptik për rezultatet e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel më 18 gusht.

Duke luajtur rolin e “njeriut që kërkon zgjidhje”, ai ka theksuar se “shpreson në takimin dhe sjelljen racionale të Prishtinës dhe se po shkon atje për të gjetur një zgjidhje”.

Veç kësaj, presidenti i Serbisë ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë organizatë joqeveritare, përcjell Telegrafi.


“Pse ne madje kemi negociuar dhe biseduar nëse ASK duhet të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës? Pse na intereson se çfarë është shkruar në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim? Pra mendojmë se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë – dhe çfarë do të bëjmë tani? A mendoni se duhet të krijojmë një organizatë joqeveritare në mënyrë që ata të kenë të drejtë të shesin çamçakëz dhe të mbledhin goma para fillimit të mësimit më 1 shtator? Epo, nuk është e mundur”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai është pyetur edhe rreth asaj se në këtë rast, cili ishte qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit.

“Mesazhi im për Quint-in, para së gjithash – shkojmë me mirëbesim, duam të diskutojmë për gjithçka. Ju mund të bëni gjithçka me forcë, por vetëm me forcë. Të na detyroni të heqim dorë nga të drejtat tona, të marrim pjesë në shkatërrimin e vendin tonë dhe marrëveshjet e nënshkruara – as mos u mundoni e as mos ëndërroni”, ka shtuar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori