LAJMI I FUNDIT:

Samsung po shqyrtëson mundësinë për mbështetje më të mirë të lapsit Stylus në platformën Google në Android 13

Samsung po shqyrtëson mundësinë për mbështetje më të mirë të lapsit Stylus në platformën Google në Android 13

Falë askujt tjetër pos Samsung, tani shfletuesi i uebit Google Chrome me ardhjen e Android 13 mund ta ketë veçorinë Stylus të futjes së tekstit me lapsin teknologjik, kjo sipas të diplomuarit nga XDA Developers, Mishaal Rahman i cili e raportoi këtë në Twitter, shkruan “chromeunboxed

Pasi ai hulumtoi kompetencat e Chromium, ai i vuri re disa ndryshime të kodeve të cilat i referoheshin Android T dhe funksionit të lapsit teknologjik në veçorinë DirectWriting.

Mbështetja për këtë siç duket është bërë gjatë testimeve nga një zhvillues i Samsung i cili ka qenë duke e provuar lapsin në fushat e redaktueshme pa fjalëkalim të tekstit, përcjell Telegrafi.


Për momentin, kjo mund të mbetet një opsion jo i qasshëm nga klientët, dhe do të paraqitet vetëm në HoneyBoard, aplikacioni i tastierës së Samsung, i cili lidhet me Chrome për t’i ofruar shërbimet e veta.

Gjithsesi, nëse shfaqet në Gboard, tastiera e ChromeOS, kjo mund të jetë një shtrirje më e madhe e përputhshmërisë për stile të ndryshme në tastierë.

Për momentin, shumë nga këto pajisje hyrëse për lapsin janë specifike vetëm për disa pajisje, por me Android që është themeli i aplikacioneve në Chromebooks, kjo mund të ndryshojë shpejtë nëse kjo veçori ec tutje dhe vihet në funksion. /Telegrafi/