De Ligt zbulon emrin e personit që ia sugjeroi transferimin te Bayern Munichu
Matthijs de Ligt përfundoi një transferim prej 67 milionë eurosh nga Juventus te Bayern Munich dje (e martë) dhe tani ka zbuluar se Louis Van Gaal ia rekomandoi kalimin në Bavari.
Mbrojtësi 23-vjeçar holandez nënshkroi dje një kontratë pesëvjeçare me gjigantët e Bundesligës, duke përfunduar një transferim me vlerë 77 milionë euro në total duke përfshirë bonuset.
De Ligt kaloi tre vjet me Juventusin, duke punuar ngushtë së bashku me Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, dhe tani ai është gati për hapin tjetër të karrierës së tij.
Duke folur për gazetën Bild, De Ligt zbuloi se ai foli për të ardhmen e tij me Van Gaal në fillim të verës, kur lindi ideja për t’u bashkuar me Bayernin.
“Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaalin dhe ai nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për Bayernin. Ai lavdëroi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse shkoja atje, do të dashurohesha me ta”, ka thënë fillimisht De Ligt.
Më pas ai dha mendimet e tij për trajnerin Julian Nagelsmann dhe aftësinë e tij për të zhvilluar talentin e të rinjve.
“Ai ka treguar se të rinjtë me të mund të rriten dhe zhvillohen. Unë ende e shoh veten si të tillë dhe dua të përmirësohem”, përfundoi holandezi.
Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi një Scudetto, një Coppa Italia dhe një Superkupë të Italisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fabrizio Romano tregon nëse Jack Grealish do t’i bashkohet Chelseat në verë
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës