LAJMI I FUNDIT:

AKP heq dorë nga disa prona, ua kthen komunave pas miratimit nga Supremja

AKP heq dorë nga disa prona, ua kthen komunave pas miratimit nga Supremja

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se Bordi i Drejtorëve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës, ka ku marrë vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Gjatë kësaj mbledhje Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, parqe )  dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten tek Komunat për të mirën publike pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


AKP respekton vendimin e Supremes: AgroKosova do të kthehet nën administrim të palës private
Lexo po ashtu AKP respekton vendimin e Supremes: AgroKosova do të kthehet nën administrim të palës private

“Bordi shqyrtoi raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake si dhe shqyrtoi raportin për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve, më tutje bordi  diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022”.

Bordi gjithashtu ka miratuar transferin pronësor të pronës shoqërore (për Gjykatën në Prizren), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për Gjykatën në Prizren) të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).

“Aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave, transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (për gjykatën në Mitrovicë), Miratoi transferimin  pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”.

Po ashtu, bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar shpërndarjet për kreditorët e ndërmarrjeve;

NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078

NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095

NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037

NTSH Rugova

NSH UTVA Pejë

NSH Eurometal Ferizaj

NSH Radusha Istog

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori