LAJMI I FUNDIT:

Muja kundër tërheqjes së Trustit: Kështu nuk ndodh në asnjë vend të botës

Muja kundër tërheqjes së Trustit: Kështu nuk ndodh në asnjë vend të botës
Foto: Arkiv

Deputeti i LVV-së, Armend Muja në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ka renditur arsyet se përse nuk e mbështet tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Muja ka thënë se një praktikë e tillë nuk përdoret në asnjë vend të Evropës e as në botë.

“Trusti pensional dhe kursimi është obligim, në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe në Evropë skemat e tilla pensionale janë obligim, nuk janë opsionale. Nuk mbaj mend në Evropë ose diku në botë që pa marrë parasysh shkallën e inflacionit tu jenë drejtuar kursimeve pensonale për ta zgjedhë një skemë. Në shumicën e rasteve janë propozuar masa fiskale ose monetare, por jo duke i prek kursimet pensionale”, ka thënë ai.


Muja ka shtuar se kundërshtimi për këtë gjë nuk ka të bëjë me inate politike.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e Komisionit për Buxhet
Lexo po ashtu Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti shkon në Kuvend pa miratimin e Komisionit për Buxhet

Ai shtoi se në vitin 2020 është miratuar ligji për rimëkëmbje ekonomike për tërheqje të afro 200 milionë eurove nga kursimet pensionale

“Sipas Trustit nga dhjetori 2020 deri prill 2021 janë tërhequr mbi 200 milionë euro, të cilat në bazë të ligjit në ato kohë dhe sa unë kujtoj PDK kishte thënë se do të votonte me kushtin që ato të rimbursoheshin dhe është integruar edhe një nen që afërsisht 120 milionë euro duhet të rimburësohen dhe ky është obligim që i mbetet Qeverisë”, tha Muja.

Muja tha se qytetarët do të përfitonin më shumë nga rritja e pagës minimale se sa nga Trusti.

“Qeveria ka propozuar disa iniciativa që janë propozu. Një prej atyre është rritja e pagës minimale. Nëse vërtetë dëshironi t’i ndihmoni ata që kanë rroga të vogla, atëherë do të ishte rritja e pagës minimale. Propozimet e tilla janë abuzim. Nuk ka të drejtë asnjë deputet që ta vjedhi të ardhmen dhe t’i tërhek kursimet e pleqërisë. Ato nuk janë opsionale, janë të detyrueshme”, tha Muja. /Telegrafi/