Ku shkoi pasuria mbi 800 milionë eurosh e Schumacher – zbardhet i gjithë skenari
Legjenda e Formula 1, shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher pësoi një lëndim të tmerrshëm në kokë në vitin 2013 teksa bënte ski në alpet franceze, gjë që i ndryshoi plotësisht jetën. Nga ai moment nuk dihet saktësisht se cila është gjendja reale e tij.
Gruaja e Schumacher, Corinna ka luftuar gjatë gjithë këtyre viteve për të ndihmuar kampionin e madh të rikuperohet.
Në dhjetor 2019, Corinna Schumacher dërgoi një mesazh misterioz. Ajo tha se gjërat e mëdha nisin me hapa të vegjël dhe ky është mesazhi që mediat e interpretuan si informacion për shëndetin e bashkëshortit të saj. Jeta e familjes Schumacher ka ndryshuar përgjithmonë që nga ai aksident fatal dhe fakti që Michael nuk është shfaqur kurrë në publik dhe fakti që prej atëherë nuk është shfaqur asnjë foto, tregon shumë për situatën që po kalon.
Të afërmit e Michael bënë gjithçka që kishin në dorë për ta rikuperuar dhe ata shpenzuan plotësisht nga pasuria mbresëlënëse që kishin në dispozicion. Mediat ndërkombëtare kanë mësuar se Michael Schumacher ka bërë testamentin e tij tre vjet para aksidentit.
Edhe pse nuk ka folur personalisht për shumën, duket se ajo do të ishte rreth 750 milionë paund, ose 800 milionë euro, pohojnë gazetarët. Schumacher foli për këtë temë në vitin 2010 dhe tha se paratë do të mbeten me familjen.
“Po, kam bërë testament sepse jam familjar. Por kjo ka të bëjë më pak me Formula 1, por më shumë me faktin se çdo gjë mund të ndodhë në jetën e përditshme”, ka deklaruar Schumacher, sikur të kishte një parandjenjë. Corinna Shumacher ka deklaruar shpesh se burri i saj merr kujdesin më të mirë të mundshëm. Por foto të tij nuk ka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit