Jozef Shvejk i thotë me krenari oficerit të tij epror: “Z. kolonel unë raportoj para jush me përkushtim, sepse jam idiot!”. Ai ishte përjashtuar njëherë nga ushtria austro-hungareze për shkak të të qenit budalla. Që atëherë e siguronte bukën e gojës në Pragë, duke shitur qen të vjedhur.
Kur dëgjoi lajmin e vrasjes së Franz Ferdinandit, Shvejk e ngatërroi në fillim Arkidukën me një tjetër Ferdinand që merrej me pastrimin e rrugëve nga jashtëqitja e qenve. Në luftën që pasoi, Shvejku thirret sërish nën armë për t’i shërbyer perandorisë.
“Aventurat fatale të ushtarit të mirë Shvejk gjatë Luftës Botërore” (i njohur më shumë si “Ushtari i mirë Shvejk”) përshkruajnë rrugëtimin e budallait të vetëshpallur për në frontin e luftës. Midis viteve 19212-1923, Hasheku (Jaroslav Hašek) botoi tri vëllime të satirës së tij kundër luftës – midis 1921 dhe 1923.
Kur vdiq ishte duke shkruar vëllimin e katërt. Shvejk është shejtan-budalla që lëviz sa andej-këtej duke iu bindur patronëve të ndryshëm. Zbaton verbërisht urdhrat që i jepen. I thuhet të kujdeset për çdo dëshirë të bashkëshortes së togerit dhe Shvejk bën çfarë të dojë kjo e fundit, madje edhe fle me të.
Kur urdhërohet t’i gjejë togerit një qen, ai vjedh atë një koloneli. Për ta ndëshkuar, ky i fundit dërgoi front të gjithë batalionin ku bënte pjesë Shvejk. Gjithsesi, Shvejku arrin të hidhet nga treni që po udhëtonte në frontin lindor në provincën austro-hungareze të Galicisë. Vazhdon të ecë në këmbë, por të vetët e ngatërrojnë për një dezertor rus dhe mezi i shpëton togës së pushkatimit. I ribashkohet batalionit dhe romani përfundon para se Shvejk të përjetojë luftimet në front.
Shvejk shpesh krahasohet me Josarianin, kapitenin amerikan në romanin “Catch-22” të Helerit (Joseph Heller), synimi i të cilit është t’i mbijetojë me çdo kusht Luftës së Dytë Botërore. Heleri hodhi poshtë insinuatat se u frymëzua nga Hashek, duke e përshkruar historinë e tij si “thjesht një libër qesharak”.
Por, nëse kjo do të ishte e saktë, Shvejk do të ishte thjesht një idiot. Në fakt, ai është mjeshtër i mashtrimit, një njeri i vockël që e mban veten jashtë luftës së regjimit thjesht duke ndjekur urdhrat. Vetë jeta e Hashekut ishte thuajse po aq kaotike sa ajo e personazhit të tij. Edhe ai u dërgua të luftonte në frontin lindor. Më vonë u bashkua me Ushtrinë e Kuqe dhe u lidh me Trockin (Leon Trotsky), duke i shkëputur përfundimisht lidhjet e tij komuniste. Shumë shkrimtarë janë përpjekur ta përfundojnë sagën e tij (Bertolt Brecht shkroi një dramë në të cilën Shvejku kryqëzon fatin e tij me atë të Adolf Hitlerit).
Por, askush nuk e ka kapur me aq sukses imagjinatën e çekëve sa Hasheku, i ndihmuar nga ilustrimet e tipit Tintin të Ladas (Josef Lada) në botimet e hershëm. Termi “To Svejk” (Si Shvejku) ka hyrë në fjalorin çek dhe do të thotë të minosh autoritetin përmes marrëzisë. Në vitin 1968, kur Bashkimi Sovjetik vendosi Husakun (Gustáv Husák) si udhëheqësin e Çekosllovakisë pas Pranverës së Pragës, ai u bëri thirrje njerëzve që të “Ndalnin shvejkizimin e tyre” (duke mos kuptuar metaforën sovjetikët e lavdëruan veprën e Hashekut).
Personazhi Shvejk ka lënë gjurmë në të gjithë Evropën. Nga Athina në Varshavë, me dhjetëra imitime. Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, citon rregullisht Shvejkun në fjalimet e saj.
Sot, pjesa më e madhe e asaj që dikur ishte Galicia është në Ukrainë. Tani ushtarët rusë që po zhvillojnë një luftë të pakuptimtë në atë vend, nuk do të bënin keq sikur ta lexonin romanin “Ushtari i mirë Shvejk”. Nëse kanë fat, mund t’i frymëzojë që të përpiqen që të “shvejkizojnë” veten e tyre. /Burimi: “The Economist”/ Në shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi e ndërtoi bota Perëndimin?
Jeta në komunizmin shqiptar
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Gazetarja që e varin lakuriq për ta bërë shembull të torturës mizore
Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'