LAJMI I FUNDIT:

Rusët përdorin municion të ndaluar në Ukrainë

Rusët përdorin municion të ndaluar në Ukrainë

Forcat ruse duket se kanë filluar të shfrytëzojnë edhe një municion që dënohet sipas ligjeve ndërkombëtare.

Së fundi është publikuar një video teksa shihet një sulm ajrore në qytetin ukrainas të Kramatorskit, që ndodhet në Ukrainën lindore.


Raportimet e para thonë se forcat ruse kanë përdorur municione e ndaluar – fosforin, raporton theguardian.

Municionet me fosfor të bardhë janë armë që përdorin një nga alotropet e zakonshme të elementit kimik fosfor. Fosfori i bardhë përdoret në tym, ndriçim dhe municion ndezës, dhe zakonisht është elementi djegës i municioneve gjurmuese.

Ndryshe, shërbimet e huaja të inteligjencës thonë se Rusia mund të përdorë edhe armë kimike në agresionin në Ukrainë. /Telegrafi/