LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Angelica Ross zgjedh krijimin e Valdrin Sahitit për paraqitjen në “Critics’ Choice Awards 2022”

Aktorja Angelica Ross zgjedh krijimin e Valdrin Sahitit për paraqitjen në “Critics’ Choice Awards 2022”

Yjet më të mëdhenj në Hollywood sollën shkëlqimin dhe magjepsjen në tapetin e kuq të edicionit të 27-të të ndarjes së çmimeve, “Critics Choice Awards 2022” të dielën.

Pjesë e yjeve të veshur më së bukuri në këtë mbrëmje ishte edhe shqiptarja Rita Ora.


Rita për eventin kishte zgjedhur një fustan kadifeje të errët të punuar nga “Elie Saab Couture” me detaje të prera përgjatë mesit dhe stomakut duke zbuluar pamjen e saj pa të brendshme.

Paraqitjet më të mira në 'Critics Choice Awards 2022' - në mesin e tyre edhe Rita Ora
Lexo po ashtu Paraqitjet më të mira në 'Critics Choice Awards 2022' - në mesin e tyre edhe Rita Ora

Por, “pjesëmarrja” e shqiptarëve në këtë mbrëmje vazhdoi edhe me fustanin e përzgjedhur nga aktorja amerikane Angelica Ross.

E stiluar nga Apuje Kalu, ajo u vesh me një fustan të punuar me kujdes prej kreatorit nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce
Lexo po ashtu Kaq ditë iu deshën Valdrin Sahitit për të krijuar fustanin e Beyonce

Në hap me trendet botërore, fustani kishte një prerje në formën e trekëndëshit në mes të gjoksit, duke i shtuar më tej elegancën me një prerje të thellë në këmbën e majtë.

Fustani kishte një nuancë rozë në të artë, i cili dukej edhe më madhështor shkaku i gurëve të vegjël që e mbulonin tërë copën.

Lista me fituesit në 'Critics Choice Awards 2022'
Lexo po ashtu Lista me fituesit në 'Critics Choice Awards 2022'

Flokët e saj ishin kapur në një topuz gjigant në majë të kokës, ndërkohë që si aksesorë Ross kishte vendosur vath dhe disa unaza në gishta.

Kombinimin aktorja e përfundoi me taka të thjeshta ngjyrë ari.

Të gjitha lajmet nga Valdrin Sahiti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valdrin Sahiti

Ndërkohë, kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pjesë e ngjarjes “CMA Awards 2021” me tre kreacione, teksa stiloi veshje edhe për shumë yje të tjera botërore gjatë vitit që lamë pas. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Cikli menstrual: Çfarë duhet ngrënë për t’u ndjerë menjëherë mirë

Ushqim i shëndetshëm
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Nëse bebja qanë pa ndalë dhe nuk e dini arsyen, kontrollojani këmbët

Për nënat
Dhjami në kofshë është më vështirë për t'u hequr, por me këto ushtrime është gjithashtu e mundur

Dhjami në kofshë është më vështirë për t'u hequr, por me këto ushtrime është gjithashtu e mundur

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet

Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori