Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të ashtuquajturën dosje e informimit publik për subjektet politike dhe kandidatët e zgjedhur në zgjedhjet lokale 2021.
Sipas publikimit të bërë, listës së shpenzimeve për këto zgjedhje i prinë Lëvizja Vetëvendosje, me afro 1 milion euro shpenzime (saktësisht 919 mijë e 408 euro), pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 871 euro shpenzime, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 144 mijë e 781 euro shpenzime.
LVV dhe LDK kanë deklaruar të gjitha shpenzimet përfshirë këtu pagat dhe kompensimet, shpenzimet e transportit, reklamat reprezentacioni dhe konferencat, blerja e mallrave, shpenzimet e përgjithshme dhe të ndryshme.
LVV-ja për paga dhe kompensime ka deklaruar mbi 145 mijë euro, shpenzimet e transportit mbi 98 mijë euro, reklamat reprezentacioni dhe konferencat mbi 574 mijë euro, blerja e mallrave mbi 22 mijë euro, shpenzimet e përgjithshme mbi 72 mijë euro dhe ato të ndryshme mbi 6 mijë euro.
Në deklarimin e shpenzimeve nga LDK-ja nuk shihet mirë deklarimi në numra, por vërehet se janë deklaruar më së shumti shpenzime për paga dhe kompensime, apo rreth 49 mijë euro, rreth 73 mijë euro shpenzime për reklama, reprezentacion e konferenca, shpenzime të përgjithshme rreth 15 mijë euro.
Ndërkaq, sipas të dhënave, PDK nuk ka deklaruar shpenzime për: pagat dhe kompensimet, shpenzimet e transportit, blerjen e mallrave dhe shpenzime të ndryshme.
PDK deklaruar vetëm shpenzimet për reklama, reprezentacion dhe konferenca, mbi 75 mijë euro dhe shpenzimet e përgjithshme mbi 69 mijë euro. Në total, PDK sipas pasqyrës të publikuar nga KQZ ka shpenzuar 144,781.44 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'