Rritja e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore në Shqipëri vitin e kaluar ka ardhur si rezultat i ecurisë së mirë ekonomike dhe miradministrimit fiskal, u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp.
Ministrja Ibrahimaj prezantoi të dhënat kryesore të ecurisë ekonomike për vitin 2021 dhe muajin janar 2022
Ministrja informoi se të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2021 kanë shënuar rritje në krahasim me vitin paraardhës.
Të ardhurat janë rritur 20 për qind në fund të vitit të kaluar në krahasim me vitin 2020 dhe 11 % në krahasim me vitin 2019, ndërkohë që shpenzimet janë rritur me 21.2 për qind në krahasim me vitin 2020 dhe 11.2 për qind në krahasim me vitin 2019.
Sipas Ibrahimaj, gjatë vitit 2021 Ministria e Financave nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për rritjen e taksave, që mund të ndikonte në këtë rezultat pozitiv.
Në anën tjetër, Ibrahimaj ka shtuar se shpenzimet janë rritur me 31.4 për qind në raport me një vit më parë dhe me 5.8% në raport me vitin 2019.
“Kjo rritje investimesh është materializuar në rritje ekonomike dhe vjen si efekt i një politike të qeverisë shqiptare, e cila ka nxitur stimulin fiskal, ka nxitur investimet, me qëllim nxitjen e kërkesës dhe të rritjes ekonomike”, ka thënë Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj ka shtuar gjithashtu se reforma e fiskalizimit [faturimi online] ka rritur formalizimin e ekonomisë dhe si rrjedhojë ka sjell rritje të të ardhurave.
Një tjetër faktor në rritjen e të ardhurave është rritja ekonomike e vitit 2021 në raport me vitin 2020, ku për 9 mujorin e vitit 2021 rritja ekonomike llogaritet të jetë 10.33 për qind, ka theksuar Ibrahimaj.
Sipas ministres, ecuria ekonomike e vitit 2021 dhe të dhënat paraprake të vitit 2022 reflektojnë një dalje të Shqipërisë nga kriza e pandemisë dhe e tërmetit, si dhe një rikuperim të shpejtë të aktivitetit ekonomik.
“Të ardhurat, treguesit e punësimit treguesit e tregtisë së jashtme janë pozitive dhe na bëjnë të mendojmë se parashikimet tona për një rritje ekonomike për vitin 2022 në nivelin 4 për qind janë të qëndrueshme dhe plotësisht të arritshme”, u shpreh Ibrahimaj.
Nga ana tjetër, Ministrja theksoi se politikat e ndërmarra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të synojnë uljen dhe reduktimin e borxhit publik, si dhe konsolidimin e financave publike, duke synuar një nivel borxhi me 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të vitit 2024. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!