Nga: Dashnor Kokonozi
(Me miratimin e Vatikanit)
Libri “Gli undici comandamenti” me autorë Roberto Beretta dhe Elisabetta Broli, që hedh poshtë dhe korrigjon mjaft mite biblike, mbase nuk do të kishte tërhequr shumë vëmendjen në kohën e botimit sikur parathënien e tij të mos e kishte bërë Mgs. Gianfranco Ravasi, anëtar i komisionin pontifikal për pasuritë kulturore të Kishës, një lloj ministri i Kulturës i Vatikanit i cili përshëndet “punën e shkëlqyer të demistifikimit”.
Për të mos u mjaftuar me një paraqitje të përgjithshme të punës së jashtëzakonshme që kanë bërë autorët, po paraqes këtu disa nga korrigjimet dhe saktësimet që ata i bëjnë Biblës.
1. Eva (Hava) kurrë nuk ka hëngër një mollë. Në Bibël nuk jepet asnjë emër i frutit të ndaluar. Sipas traditës hebreje, fjala është për një fik, për ortodoksit një portokall, për katolikët një mollë dhe për myslimanët një gotë verë. Molla është mundësia më e vogël, sepse ky fryt i vendeve të ftohta është sjellë në Orient vetëm në shk. XIX. Është një gabim përkthimi nga latinishtja ai që i ka dhënë mollës nordike natyrën joshëse ndaj së keqes. Fjala latine “malum” mund të kuptohej “e keqe” si edhe “mollë”.
2. Hebrenjtë nuk kanë kapërcyer Detin e Kuq. Bibla vetëm se thotë qe ata kanë kapërcyer Detin e Kallamave. Mendohet se realisht do të ketë qenë ndonjë lloj lagune që sot është tharë dhe që në kohë zbaticash lejonte të kapërcehej më këmbë, pa qenë nevoja për një akt spektakular. Përsëri e keqja ka ardhur nga përkthyesit. Këtë herë nga anglishtja në gjermanisht. Kur John Wycliffe e përktheu së pari në anglisht, ai e dha në mënyrë korrekte fjalën hebreje “Rede Sea”. Është M. Lutheri, që tek po e sillte në gjermanisht e mori për “Red Sea”.
3. Porositë nuk ishin dhjetë, por njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë. Që hesapi të jetë më i qartë, Kisha i ka bashkuar disa prej tyre ndërkohë që ka ndarë dy të fundit – ti nuk do të lakmosh shtëpinë e tjetrit, ti nuk do të lakmosh gruan e tjetrit.
4. Porositë nuk i janë diktuar Moisiut. Ekzegjetët kanë vërtetuar me kohë se Dekalogu nuk mund të ishte i kohëve të Moisiut (1200 vjet para K.). Studimi i tyre nënkupton se bëhet fjalë për popullsi të stabilizuara në një territor të caktuar, ndërkohë që në kohën e Moisiut hebrenjtë ishin ende një popull nomad. Veç kësaj, gjashtë porositë e fundit flasim për parimet morale që mësoheshin në Egjipt mjaft kohë para Moisiut. Origjinalë janë vetëm apo që predikojnë monoteizmin.
5. Moisiu nuk ka patur brirë dhe ky ishte gabim përkthimi i shën Jeronit sepse folja hebreje “rrezaton” (fytyra e Moisiut pas takimit me Perëndinë), kur paraqitet si emër ka kuptimin “bri”.
6. Askush nuk e njeh datën e saktë të lindjes së Krishtit. Për më tepër, ai nuk ka lindur në vitin zero, por midis -7 dhe -5 para K. Gabimi erdhi nga një murg i ngarkuar me ketë punë.
7. Krishti nuk është kryqëzuar në moshën 33 vjeçare po diku te 40. Kjo e llogaritur nga koha kur në Jude ushtronte funksionin e tij Pons Pilati.
8. Krishti nuk ishte as biond dhe as i bukur. Është arti perëndimor që ka përcjellë një imazh të tillë. Origjene e përshkruan shtatvogël (diku te 1.35 metra) dhe jo i bukur fizikisht. Në atë kohë bukuria fizike nuk shihej si shenjë e natyrës hyjnore.
9. Jozefi, babai adoptiv i Krishtit nuk i ishte një plakush, por diku midis 18 dhe 24 vjetëve.
10. Shën Pjetri kurrë nuk është kryqëzuar me kokë poshtë dhe shën Pali nuk ra nga kali gjatë rrugës për në Damask.
Këtu po e lë duke ju kujtuar se të gjitha këto do t’i gjeni te libri “Gli undici comandamenti” të autorëve Roberto Beretta e Elisabetta Broli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
“Gjakova Film Festival” me motive dashurie në tetëdhjetë filma
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët
Persia - perandoria e madhështorëve
Pas 38 sulmeve ndaj artit, protestuesit ranë në grackë!
Ambasada Amerikane jep donacion për trashëgiminë kulturore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia