LAJMI I FUNDIT:

Xhiro e dytë në Ligën Unike vjen me super përballje

Xhiro e dytë në Ligën Unike vjen me super përballje

Fundjava do të sjellë ndeshje shumë interesante në Ligën Unike, ku zhvillohet xhiro e dytë.

Sfida e parë do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Rahovecit dhe Teutës. Vreshtarët pësuan në xhiron e parë nga Tirana, kurse durrësakët pësuan humbje nga Peja.

Rahovecasit kanë bërë disa përforcime në ditët e fundit dhe shpresojnë të fillojnë me rezultate pozitive, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.


Përballja e dytë do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave nga Shqipëria, Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kamza në javën e parë mundi Prizrenin 16, kurse Vllaznia pësoi humbje nga Golden Eagle Ylli. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, apo kampionit dhe nënkampionit të Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Theranda gjithashtu është kampion i Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat që e filluan me fitore kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj përballja do të jetë shumë interesante.

Në përballjen e fundit do të ndeshen Tirana Neptun dhe Prizreni 16. Skuadra kryeqytetase fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës. Kryeqytetasit në xhiron e parë mundën Rahovecin, kurse prizrenasit pësuan nga Kamza. /Telegrafi/

Liga Unike – Xhiro 2

E shtunë
17:00 Rahoveci – Teuta
19:00 Kamza – Vllaznia

E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 Tirana Neptun – Prizreni 16

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori