Realitetin e ri e ndjeu shumë shpejt ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, që përfundoi një vizitë disa ditore në rajon. I njëjti ministër i Jashtëm, që para disa javëve kishte përjashtuar marrjen e shpejtë të pushtetit nga talibanët, tani përpiqet për një ujdi me fituesit. “Nuk ka rrugë tjetër që i anashkalon bisedimet me talibanët.” Sepse, “nuk duam destabilizim në Afganistan”, tha Maas në Doha, gjatë vizitës së tij disa ditore në rajon.
Madje, shihet si e mundur edhe hapja e Ambasadës gjermane në Kabul. Ministri i Jashtëm nxiton të thotë se kjo nuk do të thotë njohje nga ana e së drejtës ndërkombëtare e talibanëve. Por, edhe fraza të tilla nuk mund ta fshehin pafuqinë. Si gjithmonë, dilema e vjetër: Nëse do të duhet të kesh një lloj ndikimi në një vend, edhe sikur të jetë ndihmë humanitare, duhet të kesh kontakt me ata që e kontrollojnë vendin. Pavarësisht se çfarë mendimi ke për ta.
Të kthehemi tek argumentimi i Heiko Maasit për bisedimet me talibanët: nuk duam të kemi destabilizim në Afganistan. Kjo tingëllon njëherë si kulmi i hipokrizisë. Stabilitet nën pushtetin e epokës së gurit është më mirë se anarkia? Por, pikërisht argumentin e stabilitetit e dëgjoi shpesh ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në rajon. “Nuk duhet të lejojmë një kolaps ekonomik. Kjo nuk do të ishte në interes të askujt”, paralajmëroi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi.
Qureshi kur thotë këtë, ka parasysh valët e refugjatëve. Pakistani ka një kufi prej 2500 kilometrash me Afganistanin. Kjo është frika e madhe, jo vetëm në Islamabad, por edhe në Teheran, Ankara, Berlin dhe kryeqytete të tjera evropiane.
Në fushatën zgjedhore, kandidati i Unionit CDU/CSU, Armin Laschet, duke iu referuar Afganistanit paralajmëroi se një situatë si ajo në vitin 2015, kur brenda disa muajsh erdhën disa qindra mijëra refugjatë në vend, shumica nga Siria, di[ka q; “nuk duhet të përsëritet.” Vetëm valë të reja refugjatësh të mos ketë, këtë qëndrim e kanë shumica e vendeve evropiane; Në Francë, vitin e ardhshëm në zgjedhjet presidenciale, kandidatja Marine Le Pen sërish mund të fitojë pikë me temën e migracionit; në Danimarkë, socialdemokratët ndjekin një politikë të ashpër të azilit; në Austri nuk duan ta marrin as edhe një refugjat të vetëm; në të gjitha vendet evropiano-lindore e qendrore, refuzojnë çdo lloj shpërndarjeje të refugjatëve. Në këtë mënyrë stabiliteti në Afganistan kthehet në interes superior.
Megjithatë, jo me çdo çmim. Heiko Maas shpreson që talibanët mund të lëvizin nga qëndrimet e tyre e të bëjnë lëshime në lidhje me të drejtat e njeriut, nëse përdoret instrumenti i ndihmës ekonomike. Por, ky është një instrument pa levë të gjatë. Talibanët mund të paraqiten të iluminuar për aq kohë sa kanë qasje në fondet perëndimore. Nëse ata vërtet kanë ndryshuar, siç i tha edhe ministri i Jashtëm pakistanez homologut gjerman, mbetet vetëm të shpresohet për momentin. Vendet si Kina apo Rusia nuk i vendosin kritere morale Kabulit.
Hapësira e veprimit për diplomacinë gjermane mbetet e ngushtë. Një fund i hidhur: Gjermania së bashku me të tjerët i dëboi talibanët para 20 vjetësh dhe donte të sillte demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Afganistan. Tani ministri i Jashtëm kërkon të arrijë ujdi me pushtetarët e vjetër e të rinj për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Rrugë tjetër nuk ka mbetur. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë