Kuvendi i Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 3 milionë euro.
Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku u miratua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi tha se për paga dhe mëditje janë shpenzuar 100 përqind e mjeteve, ndërsa për mallra dhe shpenzime 37 përqind.
“Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”, tha Krasniqi.
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka thënë se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar.Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato kanë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.
Është përkrahur miratimi i raportit të shpenzimeve gjashtë mujore të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni nuk miratoi raportin vjetor financiar të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor Financiar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020, raportin vjetor financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe raportin vjetor financiar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City