Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se Kosova duhet të ketë një strategji të energjisë të koordinuar mirë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë dhe që rezulton me rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kurti foli për rëndësinë e strategjisë për energjinë me rastin e hapjes së punëtorisë “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë”, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë, me ç’rast theksoi se me implementimin e strategjisë së energjisë pritet të krijohen vende të reja të punës dhe të krijohen hapësira për investime.
Ai po ashtu tha se Kosova sikurse shumë vende të vogla në zhvillim, sot e gjen veten në mes të një krize klimatike globale të shkaktuar nga mosplanifikimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i burimeve natyrore, për çka theksoi se vihet sërish në pah nevoja për bashkëpunimin e të gjithëve për një kauzë të përbashkët.
“Si shtet e si vend jemi në vitin kur pritet të merren vendime të rëndësishme në sektorin e energjisë, vendime të cilat do ta definojnë këtë sektor jo vetëm për 10 vitet e ardhshme, por edhe më tej se aq. Kosova është në fazën e rishikimit të strategjisë së energjisë, hartimit të planit për energji dhe klimë si dhe rishikimit të legjislacionit në fushën e energjisë. Të gjitha këto nisma do të definojnë synimet tona. Qëllimi ynë është që strategjia e energjisë të jetë mirë e informuar, e zbatueshme dhe me objektiva të sakta dhe të matshme. Kosova nuk duhet të ketë një strategji vetëm qe të përmbushë kriteret legjislative, mirëpo një strategji e koordinuar mirë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë, që rezulton në rritjen e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Meqë jemi në shërbim të qytetarëve, pritet që kjo strategji me implementim të krijojë vende të shumta pune, hapësirë për investime duke lehtësuar proceset, të aktivizojë shoqërinë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje si dhe të krijojë mundësi përfitimi për ta”, tha ai, përcjell KosovaPress.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se një tranzicion i drejtë dhe i mbështetur nga të gjithë aketerët është çelësi për ta bërë një tranzicion të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe vet ekonominë e Kosovës.
Rizvanolli tha se sfidat e sektorit energjetik në Kosovë janë te shumta, teksa numëroi disa nga to.
“Investimet në këtë sektorë jo vetëm që kërkojnë fonde e kohë, por duhet të jenë mirë të planifikuara. Një tranzicion i drejtë dhe i mbështetur nga të gjithë aketerët është çelësi për ta bërë një tranzicion të përballueshëm për qeverinë, qytetarët dhe vet ekonominë e Kosovës. Prandaj, për zhvillimin e një politike të qëndrueshme energjetike në vendin tonë, është qenësore që të identifikojmë skenarët e duhur për një tranzicion energjetik dhe analiza e tyre kritike duke u bazuar në përputhshmërinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji si dhe qëndrueshmërinë dhe përballueshmërinë financiare”, tha ajo.
Punëtoria “Tranzicioni i drejtë energjetik në Kosovë” për sektorin e energjisë dhe koordinimin e donatorëve në Kosovë ka për qëllim informimin e vendimeve teknike dhe politike që do të merren gjatë procesit të finalizimit të Strategjisë Kombëtare të Energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme