Posta e Kosovës, sot me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, më 07.05.2021, vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2021-Shtazët e egra të rrezikuara vendore (kaprolli, ariu i murrmë)”.
Filatelia e Postës së Kosovës, përmes pamjeve të këtyre pullave postare dhe bllokut filatelik, ju prezanton dy nga shtazët e egra më të rrezikuara nga zhdukja, kaprollin dhe ariun e murrmë.
Më poshtë njoftimi i plotë i Postës së Kosovës:
“Kaprolli – Kjo kafshë e urtë dhe e brishtë gjatë stinës së verës ka ngjyrë të kuqërreme të trupit, kurse gjatë dimrit kafe të mbyllët apo të përhirtë. Gjatësia trupore sillet prej 0.9 – 1.3 m, lartësia midis 66 – 88 cm, ndërsa pesha trupore prej 15 – 35 kg. Mashkulli ka brirë me gjatësi prej 20 – 25 cm, të mbështjellë me një shtresë lëkurore, të cilët ndërrohen periodikisht.
Është shtazë më shumë aktive natën se sa ditën. Nuk migron e as nuk bie në letargji. Ushqehet me një numër të madh të llojeve bimore, gjethe, fara, fruta, bulëza, barishte etj. Është pre e ujkut, rrëqebullit, dhelprës dhe grabitqarëve të tjerë.
Jeton i vetmuar, por femra me pasardhësit jetojnë në grupe më të mëdha familjare ose më të vogla, varësisht nga biotopi dhe dendësia e popullatës. Jetëgjatësia e këtij lloji është deri në 15 vjet.
Ariu i murrmë – (Ursus arctos) ka një gjatësi prej 1.5 deri në 2.8 metra.
Pesha e tyre është e ndryshme dhe sillet nga 200 kg deri në 1000 kg, varësisht nga gjinia, vendndodhja apo sezoni. Jetojnë 15 deri në 25 vjet.
Arinjtë e murrmë ushqehen me një dietë të përzier të bimëve, peshqve dhe gjitarëve të vegjël. Pasi kanë kthetra të zhvilluara, ata mund të gërmojnë në tokë dhe kështu sigurojnë ushqim të bollshëm. Kthetrat gjithashtu i përdorin edhe për të kapur pre.
Janë inteligjent, kureshtarë. Gjatë verës marrin sasi të konsiderueshme të yndyrës përmes ushqimit, në mënyrë që ta përdorin gjatë dimrit kur të kalojnë në letargji.
Letargjia fillon nga tetori deri në fillim të dhjetorit dhe zgjat deri në prill ose në maj”. /Telegrafi/
Ko
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251