LAJMI I FUNDIT:

Ridvan Berisha përplaset me kreun e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, e quan komunist e kotësirë

Ridvan Berisha përplaset me kreun e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, e quan komunist e kotësirë

Gazetari Ridvan Berisha i është drejtuar ashpër kreut të Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha.

Në një lidhje direkte në Kanal 10, Berisha e quan Hoxhën, komunist e kotësirë.


“Po më vjen zor edhe emrin me ja përmen, edhe emrin e tij asoccion me trashëgimin e tij familjare se ka një afri me doktrinën komuniste. Fadili është një argat papare qysh quhet të shqiptart. Tu tentu me hy në qeben e Albin Kurtit e për me marrë naj pozitë në RTK. Fadil Hoxha po të isha unë sonte në komison, a din çka do të ndodhte me Armend Mujën. O bablok do ta merrte vesh edhe BBC dhe CNN, se ti je mësu me kamuflu statusin e një kryetari kot të sindikatës”, tha ai.

Tutje thekson se Hoxha është argat i Albin Kurtit dhe që shpreson se kryeministri Kurti do ta bëj atë drejtor të RTK-së.

“Çka bon në RTK nuk e din populli. Kot punë bon ti në RTK. Po të isha unë drejtor gjeneral, shiko po tokë e qiell t’ishin bo bashkë, o ti bablok ndëgjomë, se ti vec këtë gjuhë e kupton.,, Ti je një argat i keq i Albin Kurtit nëse mendon ti që ai të bën drejtor i RTK”, tha Berisha.

Ndërkaq, Hoxha ka thënë se Kryetari i Bordit, Sali Bashota e ka shkelur ligjin e këtij medium me punësimet e të afërmve të tyre.

“U zbuluar disa gjëra që në i kemi ngrit më herët, tuj fillu nga Kryetari I Bordit, Sali bashota, që është vertetu se ka punësuar dhëndërrin r tij në Radio Kosovë, por aty ky tregoi një të pavertëtë duke thënë se ky nuk ka qenë Kryetar kur është punësu ai, por ai që dy vite është Kryetar i Bordit. Në ligjin e RTK-së thuhet se  ndalohet  Bordit të RTK-së që familjarët e Bordit të kenë punë ku ka implikime prej transmetursit public”, tha Hoxha, në Prime Time, në Kanal10.

Tutje Hoxha tha se personit Leutrim Thaçi, pra nipi i Hashim Thaçit është punësuar me kontratë menagjer për të drejtat autoriale me pagë mbi 1000 euro, pozitë që në RTK e ka Naser Gjonici, gjë që e ka pranuar edhe Ngadhnjim Kastrati që e ka angazhuar si ekspert.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori