Shteti i Serbisë po vazhdon ta shkelë marrëveshjen për Tregti të Lirë me Evropën Qendrore, që njihet me shkurtesën CEFTA, thotë ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Vesel Krasniqi.
Për të zgjidhur këtë problem, Krasniqi tregon se të enjten, ka kërkuar nga drejtori i CEFTA-s, Emir Gjikiq, që bëjë presion mbi Serbinë që të zbatojë marrëveshjen, në të kundërtën, thotë ai, Kosova do marrë masa, pa treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.
CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Krasniqi ka kërkuar që emërtimi UNMIK-Kosovo të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale. Po ashtu ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa kur kalojnë transit nëpër Serbi.
Shenja e konfirmitetit
Në tregun e Kosovës, mallrat e importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s, duhet të hyjnë me shenjën e konfirmitetit, të vendosura në produkte, që është shenja CE.
Përmes shenjës CE, prodhuesi tregon që produkti është në konformitet i vlerësuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit, sipas standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Certifikata CE zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Por, mallrat e Serbisë nuk e kanë shenjë, thotë Krasniqi.
“Ndërsa, shteti fqinj Serbia nuk e zbaton këtë dhe mallrat që vijnë nga Serbia janë me tri AAA (shenjë e produkteve serbe), do të thotë është shkelje e marrëveshjes që nuk u lejohet të futen në Kosovë”, thotë Krasniqi.
“Përveç CEFTA-s, këtë çështje e kam ngritur edhe te kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kam dërguar shkresë edhe në Zyrën Amerikane në Kosovë, në zyrën e Bashkimit Evropian. Po presim reflektim, në të kundërtën unë do të zbatoj marrëveshjen sepse nuk mund të presim pafundësisht”, shton ai.
Edhe në bazë të Ligjit për kërkesat teknike për produktet dhe vlerësim të konfirmitetit, miratuar në vitin 2018 nga Kuvendi i Kosovës, Dogana e Kosovës mund të pezullojë lëshimin e një produkti në qarkullim të lirë në treg, nëse shenja CE është vendosur në produkt në mënyrë false ose mashtruese.
Pengesat e bizneseve që kalojnë transit nëpër Serbi
Përveç shenjës së konfirmitetit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që Beogradi zyrtar mos të pengojë bizneset dhe prodhimet e Kosovës që kalojnë transit nëpër territorin e Serbisë.
“Është duke vendos barriera për mallrat që kanë destinacion Kosovën, që kalojnë transit nëpër Serbi, i hap ato dhe i obligon që të fshihet mbishkrimi Republika e Kosovës dhe të shkruhet ‘Kosova dhe Metohija’ siç e kanë ata (Serbia)”, thotë ministri Krasniqi.
Një nga kompanitë që ballafaqohet me këtë problem është industria e mishit “Calabria” nga Gjilani. Pronari i kësaj kompanie, Xhelal Selimi, tregon se Serbia nuk njeh certifikatën fitosanitare të lëshuar nga Republika e Kosovës.
“Unë tentoj që të shfrytëzoj territorin e Serbisë për të eksportuar mallra në Kroaci, por nuk kemi sukses. Ky është problemi kryesor”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës, që lëshohet nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.
Zeka: Të shfrytëzohen dispozitat e trajtimit të barrierave, para se të shkohet me masa
Edhe Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, tha se janë evidente ankesat e bizneseve për këto probleme. Kryesisht, thotë ai, problemet kanë të bëjnë me mosnjohjen nga Serbia të dokumentacionit që lëshohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës.
Zeka tregon se CEFTA parasheh edhe dispozitat e trajtimit të barrierave në tregtinë e lirë mes vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje.
“Ne si Odë Amerikane gjithmonë kemi qenë ithtar të shfrytëzimit të këtyre mundësive që parashihet në marrëveshje, pra shfrytëzimin e mekanizmave institucionalë të CEFTA-s, për adresimin e këtyre pengesave, para se të shkohet me masa me ekstreme”, tha Zeka.
Pavarësisht problemeve, gjatë këtij viti, vlera e mallrave që Serbisë ka eksportuar në Kosovë është rreth 107 milionë euro, përderisa shuma e produkteve të Kosovës që kanë dalë në tregun e Serbisë është 19 milionë euro, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës.
Krasniqi: Të hiqet emërtimi UNMIK – Kosovo
Ndryshe, Kosova në këtë mekanizëm vazhdon të përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës. Për këtë ministri, Vesel Krasniqi tregon se ka kërkuar nga udhëheqës të CEFTA-s që të hiqet ky emërtim.
“Sepse UNMIK [Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë] nuk ka më dhe ne përfaqësohemi me zyrtarë dhe si ministri e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha ai.
Në këtë mekanizëm, Republika e Kosovës është anëtarësuar në vitin 2007. Për shkak se në atë periudhë Kosova nuk e kishte të zgjedhur statusin, marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut, Joachim Rucker.
Në këtë mekanizëm, përveç Kosovës, vendet tjera anëtare të CEFTA-s janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Moldavia.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit të vitit 2018 kishte vendosur taksë doganore 100 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercvegovina.
Kurse, qeveria e kaluar e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti, në prill të këtij viti ka zëvendësuar taksën me masën e reciprocitetit. Por, me të marrë detyrën, kryeministri Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje