LAJMI I FUNDIT:

PLD: “Fundjava pa TVSH” është projekt i yni

PLD: “Fundjava pa TVSH” është projekt i yni

Partia Liberal Demokratike njoftoi se masa “Fundjava pa TVSH” është projekti i tyre për të trajtuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia dhe se do të realizohet në javët e ardhshme, siç thonë ata nga atje, qytetarët në këtë periudhë do të ndiejnë përfitimet e saj.

“Në javët e ardhshme, falë pjesëmarrjes së PLD-së në qeveri dhe politikave të mira ekonomike të ndjekura nga partnerët e koalicionit qeverisës, qytetarët e Maqedonisë do të ndjejnë përfitimet e këtij projekti”, thonë nga kjo parti


Nga atje ata thonë se ky është propozimi i tyre nga 2008, dhe jo i lideri të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

“Oferta e fundjavës pa TVSH ofron përfitime për konsumatorët, të cilët kanë mundësinë të mos ngarkojnë buxhetin e familjes dhe gjithashtu përfitojnë tregtarët, të cilët kanë mundësinë të rrisin fitimet e tyre,” thanë ata.