LAJMI I FUNDIT:

Osman Musliu: Kosova nuk është shtet islamik, njohja nga Izraeli e mirëseardhur

Osman Musliu: Kosova nuk është shtet islamik, njohja nga Izraeli e mirëseardhur

Imami i Drenasit, Osman Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me raportet Kosovë-Izrael.

Musliu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është vend me shumicë myslimane por sipas tij nuk është vend islamik.


“Ne rregullimin shtetërorë e kemi laik. Ligjet tona janë laike dhe nuk kanë mbështetje në Kuran, Bibël apo Tevrat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Imami i Drenasit thotë se raportet e shqiptarëve me Izraelin janë të vjetra por ai thotë se edhe në aspektin fetar, islami nuk ka problem me hebraizmin.

“Njohja nga Izraeli është e mirëseardhur por nuk duhet të injorojmë edhe shtetet e vogla”.

Musliu thotë se Turqia nuk do të bie në atë nivel të ngrijë raportet me Kosovën nëse Kosova hap ambasadë në Izrael.

“Ne nuk mund t’i themi jo Amerikës. Miku ndonjëherë kur të thotë të bësh ndonjë veprim edhe dëmtohesh por më pengojnë analistët që e ngrenë njohjen e Izraelit më lartë se shtetet tjera”, tha ndër të tjera Osman Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori