Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vlerësojnë se Projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, duhet të trajtohet pa dallime politike, ndërsa u zotuan se nuk do të mungojë kontributi i tyre në këtë drejtim.
Këto qëndrime i bënë të ditura në një tryezë të përbashkët, në mes të grupeve parlamentare si dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Gazmend Bytyçi, ka thënë se në prill të këtij viti partia e tij, e ka ri-iniciuar këtë ligj dhe se tani janë në fazën e draftimit.
Ai i bëri thirrje partive politike, që të bashkohen dhe të gjejnë formën e modalitetin më të mirë se si ta trajtojnë këtë ligj.
“Jemi në një tryezë bashkëbisedimi për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës. Siç e dini ky ligj është iniciuar në vitin 2018, nga kryetari i parlamentit të asaj kohe Kadri Veseli, me ndryshime të qeverisë së atëhershme ky ligj ka mbetur pa kaluar nëpër procedura dhe pa u miratuar. Si të tillë më datën 27 të këtij viti në emër të grupit parlamentar të PDK-së e kemi ri iniciuar këtë ligj dhe tani jemi në fazën e punimit dhe draftimit të këtij ligji. Arsyeja e kësaj tryeze është që ne si përfaqësues të partive politike së bashku me shoqatat e dala nga lufta që të gjejmë formën e modalitetin më të mirë se si ta trajtojmë këtë ligj. Me aq sa shihet ekziston një vullnet për një unitet të madh politik që këtë ligj ta trajtojmë pa dallime politike”, ka thënë ai.
Kurse, deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se pa asnjë hezitim do të japin kontributin e tyre në përkrahje të këtij ligji.
“Në kuadër të Komisionit për Arsim, ka ardhur ky projektligj që të shqyrtohet në komisionin tonë dhe të gjithë anëtarët e komisionit kanë përkrahur unanimisht këtë ligj. Pa hezitim do të japim kontributin tonë që të pasurojmë këtë ligj me propozimet tona si LDK dhe ky projektligj do të ketë përkrahjen tonë të parezervë në Kuvend posa të përpilohet dhe të vihet në votim”, ka thënë ajo.
Ndërsa, kryetari i familjeve të dëshmorëve Xhavit Jashari, po shpreson që në këtë tryezë do të dakordohen, për krijimin e një ligji i cili do t’i mbrojë kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.
“…Është mirë që sot bashkërisht do të punojmë dhe t’i japim qëndrimet tona dhe besoj që do të bëjmë një ligj që do t’i mbrojë kategoritë e shenjta të luftës së UÇK-së”, ka thënë Jashari.
Projektligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025